Kryeministri Berisha ngushëllon familjen Gonaj
Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Gonaj, me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të familjarëve të tyre të dashur, Angjelinës, Dorinës dhe Dorianit.
Në mesazhin e Tij, Kryeministri shprehet;
“I dashur z.Gëzim Gonaj, të dashur familjarë dhe të afërm të Angjelinës, Dorinës dhe Dorianit. Lajmi i vdekjes tragjike të Angjelinës dhe dy fëmijëve, dy engjëjve të saj, Dorinës dhe Dorianit, ka pikëlluar thellësisht mua, familjen time, qeverinë shqiptare.
Duke ju shprehu ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë njerëzor, lutem që ju të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të tmerrshme. Ndërsa, për Angjelinën dhe dy fëmijët, Dorianin dhe Dorinën, lutem bashkë me ju që të gjejnë paqen e merituar.
Me shumë respekt
Sali BERISHA”.
...