E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Armitage: Investimet shpetuan Shqiperine nga kriza Eglantina Nasi

Banka Boterore me rolin dhe kontributin e saj, ka qene nje nder faktoret kryesore te transformimit epokal te Shqiperise. Kjo ka qene konsiderata e bere dje prej Kryeministrit Berisha mbi partneritetin me kete institucion te rendesishem nderkombetar, gjate nje konference me rastin e 20-vjetorit te pranise se BB-se ne vendin tone. "Per 20 vite me radhe, ky vend dhe ky komb, ka pasur tek Banka Boterore, partnerin me te shkelqyer", - theksoi ai. Duke shtuar me tej se "ne besojme se investimet jane percaktuese per mbrojtjen e Shqiperise nga kriza ekonomike, per zhvillimin e metejshem te vendit dhe afrimin e metejshem dhe integrimin ne Bashkimin Europian". "Duhet te kemi te qarte se Shqiperia nuk mund te integrohet ne BE, nje grup teresisht i te pasurve, si nje vend i varfer. Ajo duhet te beje gjithcka per te arritur nivelin e vendeve te zhvilluara ne te ardhura. Sigurisht qe rrugen nuk e ka te thjeshte, e ka te veshtire, por duke pasur parasysh rrugen qe ajo ka bere ne keto dy dekada, e konsideroj kete plotesisht te mundshme",- tha mes te tjerash, shefi i qeverise shqiptare. Ndersa, nga ana e saj, Jane Armitage, drejtoresha rajonale per Europen Juglindore, gjate kesaj konference, u shpreh se ndryshimi qe ka pesuar vendi yne, eshte nje ilustrim me i mire i progresit, sesa cfare mund te ofrojne statistikat. Duke theksuar se ne kohen e krizes, "Shqiperia ishte nje nga vendet e pakta ne Europe qe ruajti ritme pozitive te rritjes ekonomike". Ne kete kuader, shefja e BB-se per rajonin tone, dha edhe nje parashikim konkret per vijueshmerine e rritjes ekonomike, rreth nivelit prej 1%. "Perspektiva e rritjes ekonomike per vitin 2012 llogaritet te jete me rreth 1 %, kryesisht per shkak te perkeqesimit te vazhdueshem te mjedisit te jashtem. Goditjet e jashtme te konsiderueshme kryesisht nga Greqia dhe Italia do te zvogelojne me tej perspektivat e rritjes duke pasur parasysh tregtine e madhe te Shqiperise, tregun e punes, si dhe lidhjet e sistemit bankar me to", - beri me dije perfaqesuesja e BB-se. Pa harruar te permende as renien e treguesit te remitancave, si edhe ate te eksporteve, gjithmone referuar marredhenieve te ngushta te Shqiperise me keto dy vende ne krize. E megjithate, sipas Armitage, referoi se Shqiperia ruan ritmet pozitive te rritjes ekonomike. Per kete, dha edhe nje parashikim me te larte per kete tregues makro-ekonomike te vendit tone, krahasuar me ate te dhene pak dite me pare nga shefi i misionit te Fondit Monetar Nderkombetar, vetem 0.5%. Duke e permbyllur fjalen e saj, Armitage nuk harroi te jape as edhe konsideratat e saj personale per popullin shqiptar, "si nje popull punetor, krijues dhe sipermarres".

Numri 2 i Bankes Boterore: Shqiperia, histori e suksesit

"Gjeresisht e referuar ne raportet e Bankes Boterore si nje histori suksesi e zhvillimit dhe nje nga vendet me rritjen me te shpejte ne Europe, Shqiperia eshte nje shembull i shkelqyer i nje partneriteti efektiv dhe te frytshem. Keshtu e ka vleresuar vendin tone, zv.president i Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore, Philippe H. Le Houerou, gjate nje pershendetje qe ai i dergoi konferences per 20-vjetorin e marredhenieve Shqiperi-Banke Boterore. Duke theksuar me tej edhe faktin se Shqiperia perben nje histori te suksesshme te zhvillimit, pikerisht per faktin pasi arriti te largohej nga varferia duke u kthyer ne nje vend me te ardhura mesatare ne me pak se nje gjenerate. Sipas te dhenave, Shqiperia u be anetare e Grupit te Bankes Boterore ne Shqiperi ne vitin 1992 dhe ky institucion financiar, ka qene ka qene nje nga burimet kryesore te mbeshtetjes se zhvillimit, gjate ketyre 20 vjeteve te fundit. Qe prej fillimit, Banka ka financuar 71 projekte me nje shume totale prej 1.2 miliarde dollaresh. Ajo ka ndihmuar Shqiperine teknikisht, financiarisht dhe permes keshillimit per reformat ne pothuaj cdo aspekt te nevojave te saj te zhvillimit. Konkretisht, Banka Boterore ka ndihmuar ne riparimin, ndertimin apo mirembajtjen e 1,700 km te rrugeve kombetare dhe rurale; ka rehabilituar dhe permiresuar 270,000 ha te sistemit te ujitjes dhe kullimit; ka rritur produktivitetin dhe te ardhurat duke permiresuar menaxhimin e burimeve natyrore ne rreth 251 komuna ne zonat malore me prirje per erozion; ka ndertuar apo rikonstruktuar me shume se 300 shkolla ne zonat e prioritetit dhe ka pajisur mbi 2000 shkolla fillore dhe te mesme me kompjutere etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›