E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Armitage, reformat e zhvillimit ekonomik gjatë 3 viteve

Kryeministri Berisha ka shpalosur reformat kryesore të zhvillimit ekonomik për tre vitet në vijim, deri në vitin 2014.
 

Gjatë një takimi me Drejtoreshën e Bankës Botërore për Shqipërinë znj. Jane Armitage, kryeministri Berisha është ndalur në sektorët prioritar të cilët do të përbëjnë bazën e Dokumentit të Politikave për Zhvillim 2011-2014 dhe që mbështeten nga Banka Botërore.
Kështu, Berisha është shprehur se prioritet i këtyre tre viteve mbetet vazhdimi i reformës së pronësisë së tokës, mbështetja për arsimin e lartë, me synimin e rritjes së cilësisë së tij, rritja e performancës dhe menaxhimit në sektorin e ujit të pijshëm si edhe kullimit e vaditjes, zgjerimi dhe intensifikimi i reformës së inspektimit si edhe ndërmarrjen e disa iniciativave të rëndësishme në fushën e Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit.

Gjithashtu, kryeministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së pushtetit vendor për përmirësimin e menaxhimit financiarë dhe rritjen e nivelit të mbledhjes së taksave.

Nga ana e saj, znj. Armitage vlerësoi shumë vëmendjen që qeveria i ka kushtuar zbatimit të këtyre reformave kyçe për vendin, të cilat do të mbështeten me financime të Bankës Botërore për kryerjen e investimeve të mëtejshme në këto fusha.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›