Gjeorgji, hetim për kreun e opozitës Okruashvili

Hetuesit gjeorgjianë kanë akuzuar sot liderin e opozitës të larguar nga ky vend, ish Ministrin e Mbrojtjes, Irakli Okruashvili, se ka krijuar grupe të armatosura gjatë përpjekjes së dështuar të tij që të kthehet në vendlindje.
Javën e kaluar, tetë përkrahës të opozitës gjithashtu janë akuzuar për formimin e një grupi të armatosur që ndihmojnë Okruashvilit, ndërsa liderët e tjerë të opozitës kanë thënë se akuzat kundër tyre janë të fabrikuara.
Okruahvilli, i cili kaloj në opozitë në vitin 2007 dhe i cili tani jeton në Francë, është dënuar me 11 vjet burg për korrupsion pasi ishte larguar nga shteti.