Berisha: Arsimi përparësi, të përshtasim praktikat e BE
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të qeverisë, për kryeministrin e vendit Sali Berisha kryefjalë e saj ishte arsimi dhe prioriteti që qeveria ka ndaj tij. Reformat e ndërmarra sic tha kreu i qeverisë, nisën me mësuesit.
“Përparësia më madhore është arsimi, gara e dijes është gara kryesore në vend. Ne me një vendosmëri, po jo pa vështirësi ia dolëm që në një hark kohor të shkurtër të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe ti mbidyfishojmë. Ne premtuam vendosjën e mësuesit në piedestalin që meriton, sepse mësuesi është misionar. Me rritjen e pagës ka kërkesa nga djem dhe vajza të diplomuar, për ta ushtrzar këtë profesion”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë deklaroi më tej se kërkohet rritja e cilësisë në fakultet për degët e mësuesisë, ndërsa shtoi që duhen përshtatur edhe praktikat evropiane për rritjen e cilësisë.
“Këtë vit do ndërmarrim të gjitha reformat, në mënyrë që degët dhe fakultet e mësuesisë të kenë cilësinë më të lartë. Të adaptojmë dhe të përshtasim idetë, format, të studiojmë praktikat më të mira evropiane në përgatitjen e mësuesve dhe ti zbatojmë në Shqipëri. Është e domosdoshme që rreth 40 mijë arsimtarë të vendit të kenë mundësinë për kualifikimin dhe rikualifikimin e tyre”, tha Berisha ndërsa shtoi se “Nuk ka profesion më serioz për ne se mësuesi”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama në Twitter: Mësuesit paguajnë taksa me shumë se Berisha