E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ramës: Taksën progresive e do për ata që si kontrollon dot më

TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha hodhi sërish akuza në drejtim të liderit të opozitës Edi Rama, në lidhje me taksën progresive që ky i fundit kërkon të aplikohet në vend.

Berisha tha se këtë taksë do t’ua vendosë grupit të biznesmenëve që nuk e sponsorizojnë më. Sipas tij, Rama nuk ka folur asnjëherë për këtë taksë sa kohë ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, pasi kishte në dorë lejet e ndërtimit.

“Unë ju garantoj që zoti Rama taksën progresive e ka për grupin e biznesmenëve të tij, që nuk e sponsorizojnë më që kur iku nga bashkia. Edhe drekat që shtron, nuk i afrohen më as Fideli e as të tjerë, nuk i japin më asnjë kacidhe, se s’ka më leje duke bllokuar lejet e tjera”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë deklaroi më tej se Rama synon të frikësojë një grup që se kontrollon dot më.

“Politika e tij e taksave është furtunë në një gotë ujë, synon të frikësojë një grup që se kontrollon dot më”, tha shefi i kabinetit qeverisës.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Arsimi përparësi, të përshtasim praktikat e BE VIDEO: Berisha në mbledhje qeverie

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›