Irakianët po votojnë në zgjedhjet parlamentare
Në Irak sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, të dytat prej invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2003, ku u përmbys regjimi i Sadam Huseinit.
Afro 6200 kandidatë nga më se 80 parti politike, po garojnë për 325 vende të deputetëve. Vlerësohet se të drejtë vote kanë afro 19 milionë irakianë.
Agjencitë e lajmeve e citojnë një zyrtar të Ministrisë së brendshme, që ka thënë se të paktën 12 vetë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, nga një sulm me bombë në Bagdad, pas hapjes së vendvotimeve në mëngjes.
Mijëra ushtarë dhe policë irakianë, të mbështetur nga forcat e Shteteve të Bashkuara, janë vendosur në 18 provincat e Irakut, me qëllim që të mbrohen votuesit nga sulmet e militantëve, që po përpiqen t'i shkatërrojnë zgjedhjet.