Berisha: Asambleja e PS, kthim në të shkuarën e zezë
LEZHE- Kreu i qeverisë Sali Berisha e ka cilësuar Asamblenë e PS si rikthim në të shkuarën më të zezë në historinë e kësaj partie. Gjatë ceremonisë së përururimit të rrugës Tale-Lezhë Berisha ka komentuar gjatë faktin e zhvillimit të punimeve të kësaj asdambleje pa pranineë e mediave.
“Por për ne, që kemi përjetuar për dekada diktaturën, ai ishte rikthimi i të shkuarës më të zezë të historisë së Partisë së Punës së Shqipërisë, me një emër të ri. Pas 18 vitesh, u mblodhën në errësirë, në terr informative dhe, nuk lejuan kamerat të marrin qoftë edhe një pamje të vetme e t’u tregonte shqiptarëve se çfarë po ndodhte.. Errësira është kriteri i tij, terri është kriteri i vërtetë i tij. Ai ishte një atavizëm i atij që ka frikë nga vetja e tij, ka frikë nga rrezja e dritës” u shpreh kryeministri.
Ndërsa shprehet se nuk i interesojnë zhvillimet brenda PS-së dhe munegesën e mediave gjatë punimeve të Asamblesë kryeministri e cilëson si mungesë të pafalshme të standarteve të detyrueshme nga forcat politike.
Berisha përurori një ditë më parë rrugen Tale-Lezhë në gjatësi 10 km të financuar nga buxheti i shtetit ku premtoi gjithashtu se deri në 2010-ën nuk do të ketë rrugë që të con drejt detit të paasfaltuar.
“Ne jemi angazhuar të kompletojmë me shpejtësi të gjithë infrastrukturën e ultësirës bregdetare dhe t’u kthehemi edhe zonave malore, në mënyrë që edhe atje të ecim drejt zhvillimit të potencialeve që ato kanë, drejt zhvillimit të turizmit” theksoi Berisha.
Kryeministri u ndal në projektet e tjera në infrastrukturë që priten të inaugurohen në vijim si rruga Mamurras - Patok, unaza e qytetit të Laçit dhe fillimi i punimeve për stadiumin, inaugurimi i 2 lateve të rrugës së Arbrit, që zbresin deri në Klos, etj. Gjithashtu, Kryeministri garantoi se 4 vitet e ardhshëm do të jenë vitet e ndërtimit të ujësjellësve dhe të garantimit të ujit të pijshëm 24 orë.
(e.n/News24/BalkanWeb)