Tiranë, sulmon me acid ish gruan e tij, arrestohet
Arrestohet 26 vjecari i cili dje pasdite i hodhi acid në fytyrë .ish bashkëshortes së tij, teksa kjo e fundit po ecte e shoqëruar nga një vajzë tjetër. Mjekët: Dy vajzat kanë dëmtime në fytyrë, gushë, turp dhe këmbë.
TIRANE- Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16.30 minuta në rrugën “Maliq Muça” , pas Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Dy vajzat, Dhurata Tërshana, 25 vjeçe dhe Sabrina Karaj, 23 vjeçe, janë sulmuar duke u hedhur acid në fytyrë teksa lëviznin në këmbë në trotuar. Menjëherë të rejat janë dërguar urgjent në repartin e djegieve, në spitalin numër 2 të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Njoftimi i policisë bën të ditur se dy gocat ishin dërguar dje në gjendje të rëndë në spital, ndërsa sot nga zëdhënësi i QSUT-së informohet se gjëndja shëndetësore e dy gocave është përmirësuar. Njëra prej tyre ka disa shenja në fytyrë, ndërsa tjetra ka plagë në gushë, trup dhe në këmbë, pasi i ka rrjedhur acidi.
Në vendin e ngjarjes dhe në spital kanë shkuar menjëherë oficerë të komisariatit numër 3 të Tiranës dhe të seksionit kundër krimeve të jetës dhe shëndetit. Pas verifikimeve policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili ishte ish- bashkëshorti i Sabrina Karajt. Arrestimi i Elton Ramis Alia, 26 vjec lindur në Mat dhe banues në Tiranë është bërë sot në mëngjes.
Gjatë kontrollit në banesën e 26 vjecarit policia ka arritur të sekuestrojë 4 televizorë plazma, dy kompjutera lap top, një aparat fotografik dhe dy thika të përmasave të ndryshme, sende të cilat dyshohen se janë të vjedhura, pasi nuk deklarohet origjina e blerjes së tyre. Policia informon se materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ai do të akuzohet për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve të ftohta”, dhe të ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga nenet 279 e 88 të Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)