E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i pajtimit të gjakrave, raport për zonat e prekura

Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku deklaroi sot se organizata që ai drejton do ti dërgojë parlamentit, partive politike e institucioneve ndërkombëtare raport mbi situatën e zonave të prekura nga gjakmarrja. 

TIRANË- Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku deklaroi sot se organizata që ai drejton do ti dërgojë parlamentit, partive politike dhe institucioneve ndërkombëtare një raport auditimi nga zonat që janë të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes.
Sipas tij, misionarë të këtij Komiteti në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit organizuan një ekspeditë në këto zona, duke konstatuar mohimin padrejtësisht të së drejtës së votës për rreth 3 mijë persona, duke fajësuar për këtë situatë klasën politike në tërësi.
"Me informacionet e mbledhura nga misionarët tanë në zonat e prekura nga gjakmarrja, përgjatë 100 ditëve të ekspeditës së organizuar, Komiteti do të përgatisë një raport auditimi, të cilin do t'ia përcjellim parlamentit, partive politike dhe institucioneve ndërkombëtare, që mbështesin misionin tonë për pajtimin e gjaqeve", tha kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.
Gjakmarrja një fenomen i së kaluarës së shqiptarëve shpërtheu përsëri pas hyrjes së demokracisë në vitet '90 dhe rikthimi i gjakmarrjes është bërë një problem shqetësues për shoqërinë.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›