Berisha: Asgjë më në pronësi publike

Duke e vlerësuar takimin të rëndësishëm për rakordimin e mëtejshëm të hapave që do të ndërmerren, nga institucionet përkatëse, kryeministri Berisha, tha se, "duhet të bëjmë gjithçka për t'ua dhënë pronarëve pyjet dhe kullotat, si dhe për të përcaktuar kriteret më të drejta të shfrytëzimit, menaxhimit, qëndrimit ndaj tyre".
Kryeministri përgëzoi Ministrinë e Mjedisit për përpjekjet e mëdha dhe serioze në përmirësimin e praktikave të menaxhimit, të trajtimit, të qëndrimit ndaj këtij problemi të rëndësishëm për çdo vend. "Gjatë 5-6 viteve të fundit janë transferuar në pronësi të pushtetit lokal rreth 800 mijë ha pyje dhe kullota ose 50 % e fondit të tyre", tha kreu i qeverisë.
Duke e vlerësuar pozitive përvojën e administrimit të pyjeve dhe kullotave nga pushteti vendor, Kryeministri Berisha theksoi se, "mbetet ende një punë e madhe për të bërë në drejtim të përmirësimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të kësaj eksperience. Pyjet janë një pasuri e madhe kombëtare e çdo vendi. Sot ato marrin një rëndësi të jashtëzakonshme në një kohë kur planeti përballet me ndryshime të mëdha të klimës dhe faktikisht pyllëzimi dhe pyjet janë një levë e fuqishme për të mundur që të ndikohet në zvogëlimin e pasojave të rënda të këtij fenomeni".
Kryeministri kërkoi nga ministria përkatëse dhe institucionet e lidhura me të, që ky të jetë viti i zgjidhjes përfundimtare, në vija të përgjithshme, të problemeve të pronësisë së pyjeve. Kryeministri Berisha u shpreh se, "është shumë e rëndësishme përcaktimi sa më parë i sipërfaqeve pyjore, të cilat do të mbeten publike, duke theksuar se qeveria qendrore nuk mund të administrojë më shumë se 10 % të pyjeve në të gjithë vendin".
"Qeveria nuk do të mund të ketë më shumë se 10 % të pyjeve. U takon ju, së bashku me institucionet e varësisë të përzgjidhni këtë 10 % se cila do të jetë, por më shumë se kaq nuk mund të administrojë. Ky është një standard kudo në vendet e BE. Ky standard është që pyjet u përkasin komunave dhe bashkive.", tha kryeministri. Kryeministri kërkoi që të përcaktohet një skemë edhe duke u bazuar në ekspertizën e vendeve më të suksesshme në këtë drejtim.
"Do të vlerësoja shumë që ju me ekspertizen edhe të huaj të mund të përcaktoni një skemë, që ne të ecim me kthimin e shpejtë të këtyre pronave, pronarëve." Duke vlerësuar se çdo sipërfaqe toke në vendin tonë mund të shfrytëzohet për mbjellje, kryeministri theksoi se, "duhen bërë të gjithë përpjekjet për të zhvilluar konceptin e pyjeve me drurë frutorë. /Start/
2012-01-17 10:50