Berisha: BE të na japë fonde për bujqësinë. Rama: Merr njëherë statusin, mos e digj për Jozin e Ristanin
Kreu i opozitës aludon se Berisha po e djeg sërish statusin duke kërkuar të dërgojë Jozefina Topallin në presidencë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, gjatë një konference me titull Integrimi në BE dhe biznesi shqiptar, tha se pas marrjes së statusit kandidat, BE do të rrisë ndihmën për Shqipërinë. Sekui tha po ashtu se me marrjen e statusit, investitorët e huaj do të vijnë drejt Shqipërisë.
Ndërkohë në fjalën e tij, Berisha kërkoi që BE të japë fonde për bujqësinë. Berisha tha se qeveria jep fonde modeste në këtë fushë.
Jemi mirënjohës për ndihmat që jepni. Z.ambasador, theksoj se duhet më shumë për bujqësinë. 40% e popullsisë është rurale. Tërësia e investimeve shkojnë në zonat rurale, por kanë qenë në stad mesjetar. Mundësitë tona për të asistuar direkt për fermerët kanë qenë dhe janë modeste. Do vlerësonim shumë një mbështetje nga KE dhe pse duhet të theksoj se eksportet e zarzavateve janë dyfishuar. Prodhimet e fermerëve tanë po konkurrojnë me forcë, tha Berisha.
Ndërkohë kreu i PS, Edi Rama, ka reaguar duke thënë se që të marrësh ndihmën e BE, duhet të marrësh njëherë statusin.
Kryeministri kërkon ndihme nga BE për bujqësinë! Nuk e di ende që kjo ndihmë vjen pas statusit? Ja një arsye pse statusi sdigjet për Jozin e Ristanin!, tha Rama, duke aluduar se Berisha mbron emrin e Jozefinës për presidente të ardhshme.