Berisha: Konsensus më të gjerë për presidentin
UPADTE- Takim ne perputhshmeri te plote mendimesh me udhëheqjen politike të LSI, si aleati kryesor i PD në koalicion, e ka quajtur kreu i qeverise, Berisha takimin e sotem me Ilir Meten per zgjedhjen e presidentit.
U ra dakord që të bëhet cdo përpjekje në mënyrë që presidenti të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është mundësi reale, u ra dakord të vazhdojnë takime intensive për të bërë sa më shpejt vendin me kryetarin e shtetit të merituar.
Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Sali Berisha pas takimit me aleatin e tij Ilir Meta në të parin takim për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Berishës vullneti i kësaj maxhorance do të jetë që në raundin e parë të ketë kandidatë seriozë, dinjitoz që mund të nderojë vendin në detyrën e tij.
Më pas do të kem takime me PS dhe PBDNJ. Takimet në nivelin e PS do të jenë në Kuvend dhe e ftoj Ramën të tregojë besim te bashkëpunëtorët, të mandatojë dy bashkëpunëtor në këtë drejtim- tha Berisha.
Presidenti, Meta: Mbështetje më gjerë se maxhoranca
Kreu i LSI-së, Ilir Meta në mbyllje të takimit me kreun e qeverisë, Sali Berisha për zgjedhjen e presidentit ka deklaruar se nuk është folur për emra konkretë, por për rëndësinë e procesit.
Nuk kemi biseduar për emra konkretë, por për rëndësinë e procesit, që të jetë i sinqerte dhe rezultativ. Në këtë drejtim mendoj se vullneti i duhur për ta kristalizuar këtë proces mund të sjellë një dhe disa emra të pranueshëm më gjerë se maxhoranca aktuale në kuvend- tha Meta.
Sipas tij, për LSI-në nuk është i rëndësishëm të paragjykojë se nga nuk duhet të vijnë emrat, por vullneti për të pasur një president i mbështetur më gjerë se maxhoranca.
Në këtë drejtim shprehëm vendosmërinë e LSI për ti kontribuar këtij procesi që të jetë kushtetues, konstruktuv, konsensual, të bëhen përpjekjet që të zgjidhet me raundin e parë dhe të jepet një mesazh i pjekurisë politike të klasës sonë politike para qytetarëve që kërkojnë stabilitet dhe mundësi për zhvillim ekonomik e punësim, por edhe për ndërkombëtarët që në vjeshtë do bëjnë vlerësim për statusin- tha Meta.
Takimet
TIRANE- Takimet me aleatet per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit, kreu i qeverise i ka nisur me kryetarin e LSI-se, Ilir Meta e me pas do te takohet me ate te PDIU-se, Shpetim Idrizi.
Ne oren 13.00, te paret qe kane mberritur ne Kryesine e Kuvendit kane qene te mandatuarit e PD-se per negociatat, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho e me pas edhe kreu i LSI-se, Ilir Meta, shoqeruar nga ministrat Edmond Haxhinasto dhe Petrit Vasili. Ne fund, ka mberritur kreu i qeverise, Sali Berisha.
Ne mbledhjen e mbremshme Kryesia e Partisë Demokratike mandatoi liderin e saj Berishen, si kryetar të negociatave me partitë e tjera. Pjese e e grupit te negociuesve jane edhe Astrit Patozi dhe Edmond Spaho.
“Do te behen negociata te ndershme, duke e perfshire edhe opoziten”- deklaroi Berisha gjate mbledhjes se kryesise., duke theksuar se maxhoranca qe drejton i ka te gjitha mundesite ta beje kete vend me president.