Berisha-Ruçi, debat për KQZ e kutitë në Parlament

Berisha dje gjatë fjalës në Parlament
Kreu i Grupit të PS akuzon Kryeministrin se po bllokon integrimin.
Kryeministri: Kutitë do hapen vetëm me vendim gjykate.
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, kanë debatuar dje në Kuvend lidhur me skadimin e afatit të caktuar nga Brukseli për përmbylljen e dy reformave, asaj zgjedhore dhe asaj parlamentare brenda 24 majit.
Kryetari i Grupit të socialistëve fajësoi maxhorancën se zvarriti qëllimisht miratimin e reformave, për ti vendosur ato në tavolinën e negociatave në këmbim të zgjedhjes së Presidentit. Ruçi theksoi se dështimi i radhës rrezikon ti kushtojë vendit refuzimin e tretë të statusit të vendit kandidat. Sot, data 24 maj, ishte një datë tjetër që na e ka përcaktuar jo vetja, po na i ka përcaktuar Brukseli ne klasës së politikanëve, ku na e ka thënë në mënyrë taksative se reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare duhet të bëhen brenda datës 24. Ndryshe, Shqipëria në raport me Brukselin do të ketë konsekuenca. Mirë datat tona, por edhe datat që na vë Brukseli nuk i zbatojmë ne, politikanët shqiptarë, theksoi Ruçi. Nga ana tjetër, Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opozitën se po bllokon qëllimisht miratimin e reformave për të fituar kapital politik. Berisha ftoi opozitën që të ulet në një tryezë. Kryeministri ofroi datën 25 maj, për ti miratuar brenda një ditë dy reformat, atë zgjedhore dhe atë parlamentare. Berisha foli edhe për përplasjet që kanë hasur komisionet në miratimin e reformave. Duke folur për numërimin elektronik, Kryeministri tha se implementimi i këtij sistemi është kundërshtuar nga ODIHR-i për shkak të mungesës së kohës në dispozicion. Jam dakord që të përcaktohen rregulla, në pamjen dhe kalimin në elektronikë të fletës së votimit. Kërkoni që Avokati i Popullit të propozojë kryetarin e KQZ-së. Gjeni një mënyrë tjetër propozimesh dhe ne jemi dakord. Ju kërkuat që 80 për qind e vendimeve të jenë 5 me 2 dhe unë këtë e kuptoj të drejtë. Pse? Sepse kërkoni të keni minorancë bllokuese dhe unë ju jap të drejtë. Bashkërisht kemi rënë dakord, në mënyrë përfundimtare për këtë Kolegj Zgjedhor, që ka tagrin për të gjykuar të gjitha problemet zgjedhore. Merrni vendimin e Gjykatës, përcaktoni rregullat e funksionimit të tyre, nuk jam kundër. Nuk jam unë që dua të bllokoj, jeni ju që doni të bllokoni. Ju akuzuat se Berisha po e mban këtë për President, unë po ju them, urdhëroni që nesër, po absolutisht juve nuk doni, theksoi Berisha. Por, për Ruçin kreu i maxhorancës vazhdon diversionet politike duke shmangur votimin e reformave. Opozita ka kërkuar sistemin e ankimimit. Këto janë problemet për të cilat mund të thosha nuk u është dhënë zgjidhje përfundimtare dhe ju, jo pa qëllim, e neglizhoni. Ja pra, zgjidhni problemin e ankimimit, zgjidhni problemin e administrimit dhe kur them problemin e administrimit, KQZ-në, riformatimin e saj, të ketë besueshmëri reciproke nga palët, siç thotë rekomandimi i ODIHR-it, zgjidhni check-imin e kartave të identitetit, zgjidhni transparencën e zgjedhjeve dhe jo më 25, por sot pasdite, dhe votojmë, theksoi Ruçi.
Presidenti
Shefi i qeverisë deklaroi dje në Parlament se Presidenti i ri do të zgjidhet në mënyrë kushtetuese dhe me konsultime me opozitën. Berisha pohoi se PD-ja ka shumë figura të rëndësishme që mund ti shërbejnë vendit. Në bindjen time se në Partinë Demokratike ka personalitete të shquara, të cilat janë të afta që me përkushtimin e tyre ti shërbejnë vendit. Sigurisht, vendi është i pari. Jam i përcaktuar për këtë. Doni që të them se do të propozoj një personalitet të Partisë Socialiste?! Është detyra juaj ta propozoni, jo e imja. Unë nuk bëj hipokritin, as maskën. Unë them që është një proces i negociueshëm dhe kushtetues, deklaroi dje Berisha.
Debati dje në Kuvend
Gramoz Ruçi: Sot, data 24 maj, ishte një datë tjetër që na i ka përcaktuar jo vetja, po na i ka përcaktuar Brukseli ne, klasës së politikanëve, ku na e ka thënë në mënyrë taksative se reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare duhet të bëhen brenda datës 24. Ndryshe, Shqipëria në raport me Brukselin do ketë konsekuenca. Mirë datat tona, por edhe datat që na vë Brukseli nuk i zbatojmë ne, politikanët shqiptarë.
Sali Berisha: Kemi një thirrje që në datën 24 maj të votojmë në Parlament reformën zgjedhore. Duke shprehur vlerësimin tim të palëkundur për punën serioze që kanë bërë grupet e ngarkuara në këtë detyrë, mendoj se reforma është tërësisht dhe lehtësisht e kompletueshme.
Gramoz Ruçi: Kërkesa për të hapur materialet zgjedhore e futka procesin, thotë Kryeministri, në një kërcënim serioz dhe kjo e paska penguar, kur ODIHR-i rekomandon që votimi elektronik mund të komprometojë procesin. Ashtu sikurse mund të vazhdojë me kërkesën tjetër se opozita nuk mund të vrapojë pas opsioneve të cilat nuk i japin siguri asaj. Së fundi do isha plotësisht dakord me Kryeministrin se pikërisht këtë e ka kërkuar opozita.
Opozita ka kërkuar listat e zgjedhësve. Opozita ka kërkuar certifikimin e kartave të identitetit. Opozita ka kërkuar transparencën e zgjedhjeve që është mollë e ndalume për Kryeministrin. Opozita ka kërkuar administrimin e zgjedhjeve.
Sali Berisha: Tani, e theksoj prapë, ODIHR-i nuk është se ka mungesë njohurish për sistemet dixhitale. Jo, i njeh shumë më mirë se ne, por ODIHR-i nuk i hedh poshtë ato, kërkon të fillohet me një studim pilot. Por ju keni frikë nga komisionarët, njëlloj si ai nga temjani, por atë se çlirojmë dot ne. Çdo gjë mund të bëjmë ne, por komisionerë nuk ju jap dot unë ju. Ju keni tmerr nga komisionerët tuaj.
Gramoz Ruçi: Së fundi, opozita ka kërkuar sistemin e ankimimit. Këto janë problemet për të cilat mund të thosha nuk u është dhënë zgjidhje përfundimtare dhe ju, jo pa qëllim, e neglizhoni. Ja pra, zgjidhni problemin e ankimimit, zgjidhni problemin e administrimit dhe kur them problemin e administrimit, KQZ-në riformatimin e saj, të ketë besueshmëri reciproke nga palët, siç thotë rekomandimi i ODIHR-it, zgjidhni check-imin e kartave të identitetit, zgjidhni transparencën e zgjedhjeve dhe jo më 25, por sot pasdite, e votojmë.
Sali Berisha: Çfarë kërkoni ju?! Ju kërkuat që 80% e vendimeve të jenë 5 me 2 dhe unë këtë e kuptoj si të drejtë. Pse? Sepse ju kërkoni të keni minorancë bllokuese dhe unë ju jap të drejtë. Kanë mbetur disa vendime me votim 4 me 3 e tani kërkoni të ngrini themelin e gjithë këtij sistemi dypartiak. Kjo nuk bëhet. Ka një vendim gjykate. Ju e keni provuar që ne nuk lëvizim nga vendimi i Gjykatës. Vendimi i Gjykatës është vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Bashkërisht kemi rënë dakord, në mënyrë përfundimtare për këtë Kolegj Zgjedhor që ka tagrin për të gjykuar të gjitha problemet zgjedhore. Unë nuk them që të hiqni dorë, por nuk ka interes më jetik për opozitën sesa të sigurohet. Se maxhoranca nëse do të abuzojë me 2 veta, abuzon dy herë më shumë se opozita, prandaj merrni vendimin e Gjykatës, përcaktoni rregullat e funksionimit të këtyre dy vendimeve, nuk jam kundër, por ka rregulla të cilat nuk mund të përdoren për abuzim.
Presidenti
Gramoz Ruci: Ata kanë thënë qartë dhe prerë që çështja e Presidentit është shumëdimensionale. Është çështje kushtetuese dhe duhet të zgjidhet sipas frymës që ka Kushtetuta dhe të jetë garant i Kushtetutës. Është procedurale dhe parlamentare që të zbatohen rigorozisht ato. Por, mbi të gjitha, është politike dhe morale.
Sali Berisha: Deklarata e djeshme e z.Rama. Ai tha se Berisha nuk do të mbyllë reformën për shkak të zgjedhjes së Presidentit. More z