Berisha-Bakojanis:Greqia mbështet proceset integruese të Shqipërisë

Kryeministri Berisha pati në takim me ministren e Jashtme të Greqisë Dora Bakojanis, e cila garantoi kryeministrin Berisha se Greqia do të ratifikojë gjatë javës që vjen protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ministrja Bakojanis theksoi se të gjithë vendet e Bashkimit Europian vlerësojnë maksimalisht atë çka qeveria shqiptare ka bërë dhe po bën për të reformuar dhe ndryshuar vendin, si dhe për integrimin e shpejtë në NATO dhe BE. Berisha garantoi Bakojanis për angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe i kërkoi asaj të influencojë për të sjellë në Shqipëri sa më shumë vëzhgues.Gjatë takimit, u diskutua edhe për ligjin për lustracionin. Berisha theksoi se ligji i lustracionit do të zbatohet në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor dhe standardet e Strasburgut dhe se qeveria shqiptare do ta vlerësonte maksimalisht ne rast se eksperte çek te ligjit të lustracionit do të mund të vinin në Shqipëri për të ndihmuar për zbatimin e tij. Ministrja Bakojanis theksoi se "Lustracioni, si një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me moralin e shoqërisë, gjen mirëkuptim nga të gjithë është dakord të kërkojnë ndihmën e një grupi ekspertësh".Ministrja Bakojanis i garantoi kryeministrit Berisha se Greqia do të ratifikojë gjatë javës që vjen protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Berisha garantoi ministren e Jashtme greke se investimet e shtetit fqinj kanë përkrahjen e plotë të qeverisë shqiptare. Nga ana e saj, Bakojanis i bëri me dije kryeministrit se qeveria greke është shumë e interesuar të nxisë investimet greke në Shqipëri dhe në këtë kontekst, ajo tha se programi i ndihmës ekonomike greke do të financojë, përmes një granti, të gjitha rrugët rurale që lidhin rrugën Konispol - Sarandë me komunat përreth.