Bakojanis:OSBE,do vëzhgojë zgjedhjet

Gjatë konferencës për shtyp të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha dhe shefes së diplomacisë greke Dora Bakojani, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, Basha theksoi se kishte njohur homologen e tij, për përgatitjen e procesit zgjedhor në vend, për këtë arsye, ai ka kërkuar nga OSBE-ja që të monitorojë procesin zgjedhor të 28 qershorit. Basha gjithashtu theksoi se Greqia është një partner strategjik dhe politik. Duke e vlerësuar takimin si të frytshëm numri një i diplomacisë shqiptare, tha se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë perspektivë edhe në të ardhmen. Ndërsa Bakojanis deklaroi se Shqipëria kishte mbështetjen e Greqisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjithsesi, ajo i ka rikujtuar edhe një herë Tiranës zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për këto procese integruese. Ndaj ka theksuar ajo, zgjedhjet e 28 qershorit janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Një tjetër pikë, ku është ndalur ministrja greke ishin edhe pronat, ku nënvizoi se vetëm drejtësia dhe zbatimi i ligjit do të zgjidhin këtë problem. Bakojani ka shprehur mbështetjen e vendit të saj për integrimin në NATO si dhe për liberalizimin e vizave.