E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporterët e KE-së,vizitë në Shqipëri

Mbërrijnë sot në vendin tonë për një vizitë tre ditore dy raporterët e Këshillit të Europës, Jako Lakson dhe Dejvid Uillshajer. Takimet e dy raporterëve do të fokusohen edhe në mbledhjen e të dhënave për debatet që ka shkaktuar miratimi në mënyrë të njëanshme i ligjit "Për pastërtinë e Figurave" apo i njohur ndryshe edhe si ligji i lustracionit. Gjithashtu në axhendë janë planifikuar një sërë takimesh me personalitete të politikës shqiptare si Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, Kreyetaren e Kuvendit Topalli, Ministrin e Brendshëm Nishani dhe me përfaqësues të diplomacive të huaja në vendin tonë si shefin e OSBE-së ne Tiranë Borsch dhe ambasadorët e Trojkës së BE-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›