Sllovenia vendos sot per protokollin me Shqiperine

Lubjanë, 9 shkurt, 11:55, NOA - Parlamenti slloven do të mblidhet sërish sot për të debatuar mbi miratimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë e Kroacisë në NATO.
Një javë më parë, ai nuk i bë i mundur për shkak të kundërshtimit të opozitës parlamentare.
Në fakt, Shqipëria ishte e pozicionuar së bashku me Kroacinë në listë për miratimin e protokollit, e në njëfarë mënyre problemet e vjetra mes këtyre dy vendeve, bëjnë që ta paguajë edhe Shqipëria me vonesë në ratifikimin e protokollit për në NATO>
Por menjëherë pas vendimit të parlamentit për ta shtyrë këtë ratifikim, Jap de Hop Skefer, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, thirri në raportim ministren sllovene të Mbrojtjes, Ljubica Jelusiç.
Kjo e fundit informoi Sheferin për lëvizje të reja politike, të cilat sipas saj, do të mund të çojnë në parlament protokollin e dy vendeve, ku edhe të miratohet.
n.e/NOA