Berisha Basha dyert e hapura ne PD
Kryeministri Sali Berisha njeheresh dhe lideri i partise ne pushtet ne konferencen e dy diteve me pare la te hapur mundesine e zgjedhjes se postit drejtues nga ana e kryebashkiakut Lulzim Basha. Partia Demokratike eshte nje parti e hapur dhe postet e saj perfshi edhe postin e kryetarit ne Kongres jane te hapur per te gjithe anetaret e vet. Por dua te jem i sinqerte me ju. Me sa po kuptoj une preokupimi me kryesor i kryetarit te bashkise jane qytetaret e Tiranes. Me thone se ai dhe dreken e ha ne zyren e tij pasi deshiron qe ti perkushtohet teresisht Tiranes. Por ai i ka te hapura te gjitha opsionet - deklaroi Berisha ne konferencen per shtyp. Lideri i mazhorances ka komentuar ne te njejten kohe dhe arsyet e moszgjedhjes se drejtuesve ne mbledhjen e fundit te Keshillit Kombetar te PD-se.
Brenda PD-se ka pasur ka dhe do te kete gjithnje debat te hapur dhe gare te garantuar. Sapo te mbyllen perfundimisht keto zgjedhje qe eshte data 30 ne mos gaboj dhe sapo te rikthehen edhe njerezit me pushime sepse njerezit jane me pushime eshte kohe pushimesh do te mblidhet kryesia do te mblidhet serish Keshilli Kombetar dhe do te procedohet me te gjitha zgjedhjet e strukturave. Debate ka dhe duhet te kete eshte normale. PD-ja eshte nje parti demokratike qe do te thote definicion i mendimit te lire - theksoi Kryeministri.