Sot votimi ne 10 komuna probleme ne Komunen e Shales
Sot 36.500 zgjedhes do ti drejtohen kutise se votimit per te zgjedhur drejtuesit e 10 njesive vendore ne rang vendi ne 3 prej te cilave votohet per here te pare ndersa ne 7 te tjera eshte shpallur pavlefshmeria. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas zedhenesit Leonard Olli ka shperndare te gjithe bazen materiale. Mbetet nje shqetesim i vogel ne KZAZ-ne 42 ne Shkoder ku komisioneret e kesaj KZAZ-je ndonese kane emeruar anetaret e komisioneve te qendrave te votimit per Komunen e Shllakut nuk kane bere edhe te njejtin veprim per Komunen e Shales dhe pa ndonje arsye serioze deri tani nga informacionet qe kemi. KQZ ka ngritur grupe pune te cilat do te jene te pranishme gjate gjithe dites se sotme ne te dhjeta keto njesi vendore tha Olli.
Per shkak se jane vetem dhjete komuna shpresohet qe numerimi te mbyllet brenda ores 1700 te se henes. Nese procesi zhvillohet pa probleme brenda mesit te gushtit mund te shpallet rezultati final i zgjedhjeve te 8 majit. Kostoja e ketyre zgjedhjeve sipas KQZ-se shkon ne 98.550 dollare amerikane. Sipas vendimit te miratuar nga KQZ neser zgjedhesit e Komunave Shllak dhe Shale Qarku i Shkodres te Komunave Pishaj dhe Paper Qarku i Elbasanit Komuna Mollas Qarku i Korces Komuna Kolsh Qarku i Lezhes Komuna Armen dhe Finiq Qarku i Vlores Komuna Qender Skrapar Qarku i Beratit dhe Komuna Zall Dardhe Qarku i Dibres do te votojne per kandidatet per kryetar komune dhe per keshillin e komunes.
Pergatitjet ne ElbasanPolicia e Elbasanit ka hartuar planin e masave per mbarevajtjen procesit zgjedhor ne zonat ku do perseriten zgjedhjet lokale ne Komunen Paper te Elbasanit dhe Komunen Pishaj te Gramshit. Sot pritet qe te votohet ne 34 qendra votimi. Burime te policise bejne te ditur se jane angazhuar sherbimet policore duke filluar qe nga data 30.07.2011 deri ne perfundim te procesit te cilet do te funksionojne pa nderprerje 24 ore ne 24 per garantimin e rendit dhe qetesise publike si dhe permbushjen e detyrave te percaktuara ne kuader te ketij procesi. Efektivet do te ruajne qendrat e votimit gjate nates para dites se votimit duke filluar nga momenti kur ne KQV mberrijne materialet zgjedhore deri ne momentin kur KQV-ja nis veprimet paraprake per celjen e votimit. Policia do te jete e pranishme gjate gjithe procesit dhe do te nderhyje vetem ne raste incidentesh qe mund te ndodhin jashte objekteve zgjedhore.
Skrapar dhe ShaleKomuna Qender e Qarkut te Beratit eshte e vetmja njesi vendore ku zgjedhjet lokale te 8 majit u kontestuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gje qe solli zhvillimin serish te procesit te votimit. Pas vendimit te marre nga KQZ per riperseritjen e zgjedhjeve ne ato zona ku procesi u kontestua sot banoret e fshatrave te komunes se larget Qender do te rivotojne per te zgjedhur kryetarin e tyre te komunes. Ne kete gare jane perballe njeri-tjetrit kandidati i koalicionit Aleanca per te Ardhmen Gramoz Hyska dhe kandidati i Aleances per Qytetarin Astrit Mustafarai. Do te votohet ne 17 qendra votimi te kesaj komune te cilat mesohet se jane gati per te pritur zgjedhesit. Ne qytetin e orovodes mesohet se sot eshte pergatitur dhe KZAZ-ja me numer 5 ku do te monitorohet procesi zgjedhor si dhe ai i numerimit te votave. Ndersa probleme ka ne Komunen e Shales te Shkodres pasi ende nuk jane caktuar komisioneret e PS-se.