E Shtunë, 31 Tetor 2026

AH1N1, 55 % e amerikanëve refuzojnë vaksinën

Më shumë se gjysma e amerikanëve nuk duan të vaksinohen për t’u mbrojtur nga virusi A H1N1. Sipas një sondazhi të bërë publik nga rrjeti CNN, 55 % e amerikanëve janë kundër vaksinimit, në një kohë që 14 % kanë kërkuar të vaksinohen, por vetëm 7 % kanë arritur ta marrin. CNN thotë se arsyeja kryesore për këtë qendrim është fakti se vaksina ka efekte anësore, edhe pse autoritetet kanë deklaruar se këto të fundit janë të parrezikshme. Qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ka rekomanduar që vaksinimi të bëhet tek persona që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore, tek gratë shtatzëna apo fëmijët e vegjël pasi infektimi me gripin A, mund të jetë më i rrezikshëm për ta. Të dhënat e sondazhit tregojnë se 1 në 4 amerikanë nuk ka në plan të vaksinohet pasi e nuk e konsideron veten të rrezikuar. Pjesa më e madhe e tyre që kanë dhënë këtë përgjigje janë meshkujt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›