E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bashkim Gazidede, intelektual i shquar, dhe një shërbëtor i madh i kombit të tij

“Bashkim Gazidede i përket asaj plejade të intelektualëve shqiptarë, të cilët në vitet ’90 me guxim dhe kurajë të pashoqe shembën murin e Berlinit dhe themeluan në Shqipëri pluralizmin politik, njeri i një performance të shkëlqyer gjatë jetës së tij. Pas zgjedhjes deputet në këtë parlament, me votën e qytetarëve të Dibrës, ai mori përsipër ndërtimin e shërbimeve inteligjente shqiptare, zëvendësimin e shërbimeve të diktaturës me shërbime të një sistemi demokratik. Ai mblodhi rreth vetes forca, individë e elementë ndër më të përkushtuarit.
Bashkim Gazidede dha një kontribut historik të shkëlqyer në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ndershmëria dhe përkushtimi i ekipit që ai drejtoi bëri që Shqipëria, në fillim të viteve ’90, të qëndrojë së bashku me aleatët e partnerët tanë me dinjitet të madh në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ai qëndroi vendosmërisht në mbrojtje të shtetit, Kushtetutës dhe të interesit kombëtar në momente tragjike të rebelimit komunist të vitit 1997.
Zoti Gazidede dha kontribut të shquar në reformimin e sistemit të regjistrimit të pasurive dhe të hipotekave të vendit.
Ai u godit nga një sëmundje të rëndë, me të cilën luftoi me trimëri të pashoqe, guxim e gjakftohtësi të admirueshme. Ai ndahet nga jeta duke lënë kujtimin e një intelektuali të shquar, e një shërbëtori të madh të kombit të tij, e simbolit të një njeriu të ndershëm, e një promotori të vërtetë të proceseve demokratike në Shqipëri.
Familjarët miqtë bashkëpunëtorët, studentët e tij dhe kolegët universitetit, kolegët e shërbimit të gjithë ruajnë e do të ruajnë për të nderin e madh që ai ju la me veprën e tij”.

Topalli: Bashkim Gazidede modeli i njeriut me korrektësi dhe integritet

“Bashkim Gazidede ishte një ndër deputetët e parë që iu kundërvu regjimit të komunizmit, ishte një ndër njerëzit më të ndershëm, modeli i njeriut me korrektësi dhe integritet. Një admirim të pashembullt kam pasur personalisht, kur ai në vitin 97' qëndroi në momentet më të vështira, kur rebelët kërkonin të shkatërronin dhe të digjnin Shqipërinë.Pjesëmarrja e madhe, prania e studentëve të tij, e bashkëpunëtorëve, ish deputetëve të asaj kohe dhe deputetëve të sotëm, tregojnë respekt për figurën e tij si një nga figurat më lapidare në integritetin dhe ndjenjën e patriotizmit, ndaj vendit të tij.
Ishte njeriu që zëvendësoi Sigurimin e Shtetit në një Shërbim në mbrojtje të vendit, të interesave të kombit tonë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›