Berisha: Bashkohem me protestën e gazetarëve. Jam mik dhe admirues i tyre!
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur gazetarët në ditën e tyre.
Duke shkruar në Facebook, Berisha thotë se i bashkohet protestës së gazetarëve shqiptarë për kushtet e punës në Shqipëri. Ai thotë se mbetet mik dhe admirues i gazetarëve.
Të dashur miq, sot njerëzit e lirë në mbarë botën nderojnë me vlerësimin më të madh mediat, punonjësit e tyre, rolin e tyre si pushtet i katërt, pa të cilin nuk ka demokraci. Duke bashkuar zërin tim me protestën dhe kërkesat e drejta të mediave shqiptare këtë ditë, unë dua t’i garantoj ato se mbetem një mik i vërtetë i tyre, që çmoj dhe admiroj rolin e tyre të pazëvendësueshem dhe thelbësor në një shoqëri të lirë dhe se do bëj gjithçka që liria e tyre të bëhet çështje e lirisë së çdo shqiptari.
Unë gjithashtu dua të përulem me nderim të madh para atyre gazetarëve, kameramanëve, kronistëve që u martirizuan këtë vit në zona të nxehta të planetit për të informuar botën mbi zhvillimet e ethshme, shkruan Berisha./ep