E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashamir Shehi kundër Berishës për komisionin e veshit: Shumë zhurmë për asgjë

dash-shehiDashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, i del kundër kryeministrit Sali Berisha për çështjen e komisionit hetimor për incidentin e Vjenës.

Shehi, që ka nënshkruar një marrëveshje për koalicion me PD-në, thotë për Shqiptarja.com se kjo është shumë zhurmë për asgje.

Unë nuk do të merresha me këtë temë fare. Po të isha unë, nuk do të ngrija as komision hetimor. Po bëhet më shumë zhurmë për asgjë. Unë besoj se diplomacia shqiptare ka probleme më të mëdha. Askujt nuk i pëlqen që të dëgjojë gjëra të tilla, por ne duhet të shikojmë përtej këtij incidenti. Kjo në të mirë të imazhit të diplomacisë dhe vendit tonë. Nuk ja vlen më të merremi me këtë çështje, tha Shehi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›