E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Objektivi ynë, 24 orë internet falas në ambientet publike të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në ceremoninë e instalimit të shërbimit wi-fi në rrugët, sheshet dhe bulevardet kryesore të Tiranës, përfshirë dhe qytetin Studenti.

Ky shërbim do u mundësohet qytetarëve të Tiranës, dy orë në ditë falas në oraret që do i zgjedhin vetë ata.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Basha theksoi se objektivi kryesor I tij është 24 orë internet falas në ambjentet publike në Tiranë.

Dy orë falas internet në 15 pika të qytetit është pa dyshim një risi për Tiranën, për Shqipërinë dhe për shumë vende të rajonit por për mua si kryetar i Bashkisë, kjo ditë kur ne përurojmë këtë shërbim ka dy domethënie. Domethënia e parë ka të bëjë me faktin që ne po hedhim sot hapin e parë në drejtim të masivizimit të përdorimit të internetit nga qytetarët dhe në veçanti nga rinia pa kosto ose me kosto zero, dy orë në ditë. Është pa dyshim diçka që do i shërbejë edhe sektorit të telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit në kuptimin afatgjatë, ndërsa për ne, qytetarët e Tiranës, në veçanti për rininë e Tiranës, për mua si kryetar i Bashkisë, objektivi do të jetë i përmbushur vetëm kur Tirana të ofrojë 24 orë internet falas në të gjithë ambientet e saj publike  theksoi Basha.

Shërbimi Wi-fi ofrohet aktualisht në:

 Zona e Bllokut (rruga Brigada VIII, rruga Pjetër Bogdani, rruga Ismail Qemali, rruga Ibrahim Rugova)
 Libri Universitar Sheshi Wilson,
 Rruga e Kavajës
 Rruga Myslym Shyri
 Rruga Sami Frashëri
 Zona e Parlamentit
 Prapa Muzeut Kombëtar (rruga Dedë Gjo Luli)
 Stacioni i Trenit (rruga Reshit Petrela & bulevardi Zogu I)
 Tregu çam (rruga Çamëria & rruga Shyqyri Bërxolli)
 Liceu & Rruga e Elbasanit
 Pranë RTSH (rruga Ismail Qemali)
 Qyteti Studenti sheshi Demokracia
 Pedonalja / Shëtitorja Murat Toptani (3 hotspots),

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›