E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Bektashinjtë shqiptarë kontribut për pavarësinë

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot në mesditë një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ndërsa uroi të gjithë besimtarët për këtë ditë të mrekullive të mëdha, sic e quajti ai festën e Hashures.

“Është sot një rast shumë i vecantë për të përcjellë urimet më të përzemërta bektashinjëve shqiptarë, në këtë ditë të mrekullive të mëdha në jetën shpirtërore”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij vlerësoi besimtarët bektashinj në Shqipëri, për kontributin që kanë dhënë për Pavarësinë e vendit.
“Festojmë hashuren në prag të 100 vjetorit. Shpreh sot nderimin më të thellë për rolin dhe kontributin që bektashinjtë kanë dhënë në pavarësinë e Shqipërisë, në cdo rast kanë qendruar në anën e kombit”, përfundoi Berisha.

Selia e Bektashinjve është vizituar sot edhe nga ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, i cili përcolli edhe mesazhin e tij të urimit për të gjithë besimtarët.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›