Berisha Beme cdo leshim qe Rama te lejoje deputetet te votojne
Vizita në Londër, takimet me zyrtarët e lartë, rekordi i tij personal në not në Dhërmi, si dhe heqja e imunitetit, si kryeçështje e zhvillimeve politike, ishin temat e diskutuara nga Kryeministri, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Berisha: Të heqim imunitetin
Mazhoranca ka pranuar çdo kërkesë të opozitës parlamentare me qëllim që ligjvënësit e saj në 6 gusht të votonin pro heqjes së imunitetit. Hap i cili mesa duket nuk do të mund të ndërmerret nga lidershipi socialist. Kështu, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Sali Berisha, duke u ndalur në këtë çështje ftoi sërish kryetarin Rama që të lejojë deputetët socialistë të votojnë në 6 gusht. “6 gushti çështja kryesore. Zoti Rama mesa duket nuk do të pranojë të heqë imunitetin dhe kalon nga një pretekst absurd në një tjetër . Qartësoj qytetarët se kjo mazhoranca i ka bërë zotit Rama çdo lëshim të mundshëm me qëllim që ai të lejojë deputetët të votojnë. Pranuan çdo kërkesë. Ndërkohë që tashmë kjo datë është një detyrim ligjor. Opozita kërkon imuniteti për të mbrojtur korrupsionin dhe veprimtaritë e saj të paligjshme”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, Rama ka kërkuara për 7 vjet me radhë heqjen e imunitetit vetëm përmes ndryshimit të Kushtetutës. Por dhe kur u arrit një gjë e tillë, Rama iu kundërvu draftit të ekspertëve të huaj, veçanërisht në klauzolën e kontrollit ët banesës.
“Më kishte thënë një mik se ata nuk e pranojnë këtë. Sepse para disa vitesh u diskutua që prokuroria mund ta kërkonte këtë akt për njërin prej tyre, atij iu deshën ditë të tëra për të fshehur 4 milion euro. Kërkuan që të mos ketë kontroll banesë dhe arrestim pa autorzim i pranuam”, u shpreh Berisha. Ndërkohë që të qenurit përballë qëndrimeve të tilla, Kryeministri nuk kurseu akuzat ndaj përfaqësuesve socialistë dhe drejtuesit të tyre. “Thuaju zotëri se unë nuk mund të prek imunitetin e miliarderëve të mi. Ata bënë një akt të veçantë, deklaruan se jemi të gatshëm të rrimë pa imunitet, 3 prej tyre nuk u shprehën, për të mos thënë më i rëndësishmi, i cili është eminenca gri, nënkryetari de factoo i saj zoti Kokëdhima. Do thoni ju pse të shprehet ai? Administrimin e kryetarit e ka ky zotëri. Të gjithë në PS, veç fabrikës së 99-shëve, emininca gri është ky zotëri që ka hapur dhjetra procese ndaj Kryeminisrit se deklarova se i ka zënë sytë Himarës me pallatet. Nuk lejoi këta zotëri. Krahason Paulinin me Mit Romnin. Këta kanë hyrë në politikë si republikanë thotë. As Serkaj vetë nuk e pranon këtë punë. Kaq shumë është i detyruar ndaj tyre, saqë i duken si republikanë dhe avash avsh do të thotë se PS është një parti republikane. E keni vënë re që fjalën më të vështirë për të nxjerrë është socialiste, sikur ka bërë ushtrime logopedie për ta thënë këtë”, vuri në dukje Kryeministri. Për këtë arsye, sipas tij, në datë 6 gusht duhet të votohet për heqjen e imunitetit pasi në këtë mënyrë nuk fiton qeveria apo opozita, fitojnë të gjithë sëbashku. “Nuk është garë për kredibilitete. Po pranojmë një praim universal se njerëzit lindin të barabartë para zotit dhe ligjit, se zoti i bën njerëzit të barabartë. Pranojmë t'u heqim qytetarëve shqiparë nga shpatullat një armik të egër, që në dhjetra e vendime në gjykata u mohuan të drejatt e tyre, një armik të egër që po bllokon rrugën europiane të tyre. Është kërkesë europiane e miqve tanë, e Komisionit Euriopian, është shprehur në letër nga klomisioneri Fyle dhe se fundmi pak ditë me parë Departamenti i Shtetit ka përdsëritur kërkesën përmes përfaqësuesit i Presidentit Obama në Shqipëri, ambasadori Arvizu. Të votojmë heqjen e imunitetit. Këtu humbasin vetëm ata të cilët u duhet imunitetit për të mbrojtur pasurinë e tyre të paligjshme, por fiton çdo shqiptar, politika shqiptare që bëhet më transparente, fiton vendi sepse hedh dritë në rrugën e integrimit”, vlerësoi Berisha, lidhur me një çështje të tillë.
“Udhëtimi im në Londër udhëtim në botën e çudirave” Kryeministri Berisha në fjalën e tij i kushtoi jo pak rëndësi vizitës së tij në Londër, ku ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërva e Olimpike. Sipas tij, Anglia ka një kontribut të veçantë në kulturën njerëzore, është themeluese e shumë sporteve të botës. “Pritja nga mbretëresha Elisabet ishte madhështore. Kjo ceremoni korespondonte me jubileun e diamantë, ku merrnin pjesë lider nga e gjithë bota”, u shpreh Berisha. Ndërkohë që kreu i ekzekutivit bëri me dije faktin se Princi Çarls dëshiron të vizitojë Shqipërinë. Po kështu, gjatë takimit me kryeministrin David Kameron, shefi i qeverisë shqiptare i ka bërë atij ftesë për të vizituar Shqipërinë.
“Rekordi, isha i pushtuar nga shpirti olimpik”
Përpara ligjvënësve demokratë, kreu i mazhorancës nuk anashkaloi dhe një tjetër moment, atë të rekordit në not në plazhin e Dhërmiut. “Nga Londra në Dhërmi, i pushtuar nga shpirti olimpik, u nisa për nxemje jo për të thyer rekord, por nuk më lëshonte deti. Nga 131 në 141 minuta. Cila ishte ndjenja e parë kur dola, vitet poshtë dhe unë përpjetë. Vjet mora një shishe ujë, sivjet vetëm kapelen, dola por isha gati të kthehesha prapë në det. Nuk do të kisha folur për garën time personale, po të mos e lidhur me kuadrin e shpirit olimpik”, vlerësoi Berisha.