E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i pajete i 25 vjecarit ne Llakatund te Vlores

Një 25 vjeçar nga fshati Llakatund është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës në afërsi të lumit, që përshkon fshatin Drithas. Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë konstatuar viktimën, e më tej kanë njoftuar kryeplakun e fshatit dhe familjarët .Këta të fundit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendgjarje. Trupi i 25 vjeçarit Leondar Latifi është identifikuar nga një tatuazh në krah. Trupi i pajetë i 25 vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit rajonal të Vlorës, ku edhe familjaret në pritje të marrjes së trupit, kanë deklaruar në një intervistë për abc neës se 25 vjeçari, i cili punonte si punëtor në sektorin e ndërtimit nuk ka pasur konflikte . Xhaxhai i viktimës, Arben Latifi, konfirmon se i riu është qëlluar me plumb, deklarime këto të marra prej familjarëve nga policia e Vlorës. Për herë të fundit i riu është parë në fshat, teksa po blinte një paketë, mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.00, e më tej familjarët nuk kanë kontaktuar me të.

Ndërkohë policia e Vlorës ende ska dalë me një version zyrtar për ngjarjen, ndërsa mësohet se pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të saktësuar gjithçka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›