E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimi barazia e zyrtareve me qytetaret

Në ABC News deputeti i Partisë Demokratike, juristi Viktor Gumi evidentoi detajet teknike të diferencës së draftit të demokratëve dhe socialistëve dhe si të dy palët arritën në draftin që ka sot firmën e të dy palëve, ndonëse jo ende votën e seancës plenare.

Imuniteti mbulon funksionin e zyrtarëve shqiptarë, ndërsa Kuvendi duhet të japë autorizim për kontroll banese apo arrestim, por jo për hetim. Organi i akuzës tashmë nuk vë në dijeni zyrtarin që do të hetohet për veprën e krimit apo korrupsionit.

Edhe përgjimet përfshihen në këtë proces hetimi. Tashmë zyrtarët janë të brabartë me qytetarët kur do të jetë i nevojshëm përgjimi në hetim. Kjo ishte një pikë e të dy drafteve fillestare dhe e draftit konsesual.

Gumi tha se ndërhyrja në Kushtetutë për nismën tjetër të socialistëve nuk është aspak e matur dhe e argumentuar. Ndërhyrjua për imunitetin nuk prek asnjë balancë tjetër që domodoshmërisht duhej të shoqërohej me një ndërhyje kushtetuese të radhës, siç PS pretendon të zgjedhë me shumicë të cilësuar votash anëtarët dhe krerët e organeve kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›