E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesic ne Tirane Kosova realitet i pakthyeshem

 Ish-presidenti kroat Stipe Mesic deklaroi në Tiranë pas një takimi me ministrin e jashtëm Edmond Panariti se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe Serbia duhet të pranojë këtë fakt. Por edhe nëse nuk e pranon, kjo nuk do të kishte asnjë domethënie. Mesic deklaroi se edhe deklaratat e zyrtarve serbë kanë qenë elektorale dhe tashmë do të ketë zbutje të tyre.

“Unë e kam thënë dhe e përsërita edhe sot. Në rast se Serbia nuk dëshiron ta pranojë Kosovën, nuk është nevoja që ta bëjë këtë. Asgjë nuk ndodhi as kur Gjermania Perendimore nuk e pranoi Gjermaninë Lindore. Ajo që duhet të sigurohet është bashkëpunimi rajonal. Akush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin në këtë drejtim. Kosova është realitet dhe Kosova është në rajon. Kroacia është në prag të integrimit në Bashkimin Europian. Gjithashtu po shpresojmë dhe besojmë që Shqipëria të marrë shumë shpejt statusin e vendit kandidat. Kur vendet e rajonit të integrohen në BE, atëherë mund të thuhet se Europa është duke arritur një sukses të madh”- deklaroi Mesiç.

Në funksion të bashkëpunimit rajonal ministri Panariti vlerësoi si të domosdoshëm rritjen e bashkëpunimit për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve, në funksion të krijimit të tregjeve të gjera rajonale. Zoti Mesic ndodhet në Shqipëri, në kuadër të nderimit të tij nga Komuna e Shëngjinit si qytetar nderi i saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›