E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bllokqenëve që vrasin njëri-tjetrin, u themi se ne jemi të vendosur të ecim drejt Evropës

“Edi Rama le të puthet tre herë në ditë me Ramiz Alinë po të dojë, por rrugët janë të qytetarëve. Askush nuk mund ta mendojë se mund të ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë dhe bllokuar ato”

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje dje kreut socialist Edi Rama të mos lëndojë qytetarët dhe të mos bllokojë rrugët. Duke marrë pjesë në një sërë inaugurimesh në bashkinë e Kamzës, Berisha theksoi se rrugët janë të qytetarëve dhe se askush nuk mund ta mendojë se mund të ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë dhe bllokuar ato.
Berisha duke iu referuar grevës së urisë të socialistëve theksoi se do të zbatojë çdo të drejtë kushtetuese që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre.
“Siç e dini, bulevardi kryesor i kombi prej 13 ditësh është i bllokuar nga një grevë urie. Jam këtu për t’u angazhuar edhe një herë, se do të respektoj çdo të drejtë kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, se qytetarët e këtij vendi do të kenë të garantuar lirinë e të drejtën e protestës paqësore. Por më duhet t’i them Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të tjerë, të mos u qeshë buza, se jeni gabim, jeni gabim rëndë. Prandaj, keni bërë, ç’keni bërë me njëri-tjetrin, keni vrarë dhe eliminuar njëri-tjetrin, ne, demokratët, jemi të përcaktuar të ecim drejt Europës”- u shpreh kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë bëri thirrje të mos bllokohen akset kombëtare, pasi siç theksoi kryeministri, askush nuk mund të ndëshkojë qytetarët.
“Zotit Edi Rama i kërkoj këtu, duke i respektuar plotësisht protestën, të mos tentojë të mundojë qytetarët e Shqipërisë, duke u dalë përpara rrugëve. Të puthet tre herë në ditë me Ramiz Alinë, por qytetarët të mos i lëndojë, sepse ky është rregulli. Rrugët janë të publikut, janë të qytetarëve, janë të atyre që transportojnë, janë të të sëmurëve dhe të të shëndoshëve, të halleve dhe problemeve, të urgjencave dhe askush nuk mund të mendojë se do të mund të ndëshkojë qytetarët shqiptarë, duke u dalë përpara në rrugë”, nënvizoi kreu i qeverisë Berisha.

Dita e Evropës, Berisha: Dita e idealit fisnik dhe të së ardhmes së ndritur

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Kryetari i Misionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Lohan me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës.
Në këtë pritje, merrnin pjesë personalitete të larta të vendit, si Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik, gazetarë, etj
Duke e cilësuar 9 majin si ditën e idealit më fisnik të qytetarëve të Evropës, e idealit të paqes dhe të bashkëpunimit, kryeministri Berisha u shpreh për gazetarët e pranishëm se
“kjo është një ditë në të cilën kremtohet 9 maji, dita e themelimit të asaj, që shtetarë të ndryshëm e kanë quajtur mrekullia më e madhe e Evropës, që nga koha e rilindjes së saj, Bashkimit Evropian”. “është dita e idealit më fisnik të qytetarëve të Evropës, e idealit të paqes, idealit të bashkëpunimit, idealit të prosperitetit, e idealit të së ardhmes. është një kënaqësi shumë e madhe për mua, që ky ideal është i përqafuar nga ky komb me përqindjen më të madhe se nga çdo komb tjetër, çka përbën një forcë të madhe të jashtëzakonshme, shtytëse përpara për Shqipërinë, drejt BE-së. Përbën një motiv të fuqishëm pune, përkushtimi, dedikimi në rrugën e reformave që shndërrojnë çdo ditë e më shumë në realitet idealin evropian të shqiptarëve”, u shpreh

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›