Drejtori i policisë së Qarkut të Korçës, Bernard Çaushi padit Pandeli Majkon
Kundërshtoi forcat e rendit dhe nisi të qëllonte mbi to si skizofren
Pas revoltave kundër akseve kombëtare, drejtori i Policisë së Korçës Bernard çaushi ka paditur penalisht deputetin socialist Pandeli Majko, për dhunë të ushtruar ndaj forcave të rendit.
Tubimi i PS-së i organizuar në aksin Korçë-Pogradec, në kundërshtim me ligjin, ka shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve, ndërsa protestuesit nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndërprerë protestën dhe bllokimin e aksit.
Mësohet se deputeti socialist Pandeli Majko ka kundërshtuar në ushtrimin e detyrës gjatë tubimit të PS-së në aksin rrugor, Korçë- Pogradec.
Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka reaguar dje lidhur me bllokimet e akseve kombëtare në vend nga disa simpatizantë socialistë, duke deklaruar se strukturat përkatëse policore kanë nisur nga puna për identifikimin dhe shoqërimin e organizatorëve të kësaj vepre penale.
Gjithashtu, Policia e Shtetit, sqaron opinionin publik se në asnjë rast nuk është përdorur gaz lotsjellës.