E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: Dialogu konstruktiv në Kuvend, i vetmi kusht për të mbrojtur integrimin.

BE përforcon qëndrimin kundër protestave dhe grevës së urisë

Krahas deklaratës zyrtare dhënë dy ditë më parë nga Brukselit pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, u shpreh për një dialog konstruktiv mes palëve në sallën e Kuvendit. Ai e konsideroi këtë si të vetmin kusht të ndërkombëtarëve, për të përforcuar rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Duhen zgjidhur konfliktet e brendshme në Shqipëri. Këshilli i Stabilizimi Asociimit theksoi vendosjen e një dialogu konstruktiv mes aktorëve politikë në Shqipëri. BE ka plot shembuj që tregojnë se si ka ndihmuar dialogu në tejkalimin e krizave. Ne mendojmë se zgjidhja duhet të vijë nga parlamenti dhe kjo duhet të arrihet pikërisht aty, në vendin e debatit”, u shpreh Lohan.
Këto deklarata Lohan i bëri gjatë pritjes me rastin e Ditës së Europës ku të pranishëm ishin kryeministri i vendit Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i shtetit, Bamir Topi.
Ambasadori Lohan vlerësoi më tej se Shqipëria ka të nevojshme vazhdimin e kursit reformat, ku edhe kjo kërkon një konsensus të gjerë pozita-opozitë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›