Irritimi i Pandeli Majkos, pas braktisjes edhe nga “militanti” i Vreshtasit
Në kushtet e mungesës së argumenteve për të mbushur sheshin e protestës në Tiranë, deputetët e PS-së janë lëshuar rrugëve. Gjejnë një segment rruge nacionale, shtrihen për disa minuta dhe pastaj ikin. Kjo monotoni me sa duket nuk po i kënaq, sepse as policia nuk po i ngacmon. Dhe për të bërë përshtypje, veçanërisht para Edi Ramës, bëjnë atë që bëri dje Pandeli Majko me Mimi Kodhelin dhe Alfred Dalipin, që shanin e kruheshin pas policëve dhe pastaj zunë të ankoheshin se i kishte rrahur policia.
Vetëm në Shqipëri, më saktë vetëm në çërravë mund të ndodh që një ish-Kryeministër, për të mos thënë një burrë, të qurravitet se “më rrahën”...
Hajde ish-Kryeministër, hajde...!
Deri ku i shkon fantazia...!
Në fakt, ajo e djeshmja nuk ishte ndonjë shprehe fantazie kush e di se çfarë.
Ish-Kryeministri Pandeli Majko ka pasur edhe “thagma” më të mëdha...
Nuk është vendi për të përmendur idenë te tij për një tunel nënujor që do lidhte Shqipërinë me Italinë...
... Më e pa para ishte kur në fushatën e elektorale të vitit të kaluar, Pandeli Majko, bashkë edhe me Alfred Dalipin, Mimi Kodhelin, por edhe Olta Xhaçkën e Arben Ahmetajn, u ankua për një farë Dëfrim Rena nga fshati Vreshtas i rrethit të Korçës, me gjasa militant e mbështetës i PS-së, që ishte “dhunuar fizikisht” nga “militantët” dhe mbështetësit e PD-së. E ndërsa Pandeli Majko në të njëjtët televizione, sikurse qurravitej dje, ankohej një vit më parë edhe për “dhunën fizike” ndaj “militantit” të PS-së, u mësua shumë shpejt se ky “militant” që Pandeli Majko e bëri “hero”, ishte një i sëmurë psikik, e thënë ndryshe i metë nga trutë, që kishte për hoby të shëtiste nudo, e thënë ndryshe lakuriq nëpër fshatin Vreshtas, bashkëfshatarët e të cilit i dhanë një mësim, që korrespondoi me kulmin e fushatës elektorale dhe që Pandeli Majko nuk kishte si të mos e (keq)përdorte.
Nuk dihet në se Dëfrimi Rena kishte shkuar dje në çërravë për të protestuar përkrah Pandeli Majkos, por për aq kohë sa nuk ka informacion se aty kishte ndonjë person të mundshëm lakuriq, nuk mund të rrihet pa arritur në një konkluzion, sipas të cilit, mungesa dhe injorimi i tij të një të ashtuquajture proteste, ka qenë shkaku kryesor i atij zemërimi dhe irritimi të Pandeli Majkos, të cilin e shfrynte ndaj poicëve. Ai pra, Dëfrim Rena, që një vit më parë u ngrit në nivelin e “luftëtarit të lirisë”, me mungesën e djeshme në çërravë, e çarmatosi plotësisht Pandeli Majkon, i cili lexoi me atë braktisje, mesazhin e braktisjes nga të gjithë.
Dhe përballë edhe braktisjes dhe injorimit nga i sëmuri mendor, “miltanti” socialist i fshatit Vreshtas, Pandeli Majkos i duhej dje një alibi për të justifikuar para Edi Ramës dështimin.
Në funksion të këtij qëllimi ai sajoi edhe “lajmin” se policia sulmoi me gazlotsjellës protestuesit. Pandeli Majko, nuk është se kishte parë policë që sulmonin me gaz lotsjellës, por kishte parë “njerëz që nuk shikonin nga sytë...”.
Sa qesharake, në një protest, qoftë kjo dhe tentativë për të bllokuar një rrugë, kur ka më shumë polic se sa protestues, pse duhet përdorur gazlotsjellës...
Eh, more Pandeli, Pandeli...
Eh more ish-Kryeministër, more ish-Kryeministër...
Barrë e rëndë të ka rënë mbi shpatulla, sepse do të duhet të prodhosh budallallëqe edhe për Olta Xhaçkën e Arben Ahmetaj, dy deputetët e tjerë të Korçës, të cilët pretendojnë se janë në një grevë urie..., që nuk zhvillohet në çërravë...