E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Bojkoti i parlamentit, gabim i rëndë

Kryeministri Sali Berisha e quan “gabim të rëndë” vendimin e socialistëve për të mos marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit për përmbytjet në Shkodër. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kreu i qeverisë u shpreh se deputetët e opozitës që kërkuan këtë seancë nuk u lejuan te marrin pjese, ndërsa tha se shpresonte qe socialistet te reflektojne ne oret e mbetura.

• Parlamenti, seancë për Shkodrën. Rama: Nuk do te hyjmë

“Me një vendim zhgënjyes politik, ata që kërkuan të thirret seanca e
jashtëzakonshme, nuk u lejuan dhe nuk lejohen që të marrin pjesë në
debatin për një fatkeqësi madhore natyrore. Unë mendoj se ky është një
gabim shumë i rëndë, sepse  manipulimi me fatkeqësinë, manipulimi me
forcat madhore natyrore, është politika më kundër produktive, më e
gabuar dhe më e zhveshur nga çdo lloj morali. Sidoqoftë, uroj që këto
orë që kanë mbetur nga seanca, të jenë orë reflektimi” tha Berisha.

”Mospjesëmarrja e deputetëve të PS me urdhër të zotit Edi Rama në këtë
seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit tregon urrejtjen që ata kanë për
institucionet demokratike dhe për votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Kjo urrejtje e Edvin Kristaq Ramës për vullnetin dhe votën e lirë të
qytetarëve shqiptarë është trashëgimia e vërtet e etërve të tyre
historik dhe biologjik” tha deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›