Elbasan, përleshen me thika 9 gjimnazistë, 3 në gjëndje të rëndë
ELBASAN- Përleshje me thika mes 9 nxënësve të shkollës së mesme në fshatin Kuqan, të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndoshur sot, ndërsa 6 prej tyre kanë sulmuar tre nxënës të tjerë të shkollës “Anastas Cakalli”. Nxënësit e sulmuar ndodhen në gjendje të rëndë të shtruar në Kirurgjinë e Elbasanit. Policia, ndërkohë ka shoqëruar në komisariat 6 të tjerët me iniciale E.T, A ç, D.T, A.K, V.B, dhe E.K. Tre nxënësit e plagosur janë kushurinjtë me iniciale A.S, J.S, A.S. Policia thotë se shkak janë grindjet banale mes të rinjve, kryesisht 17 vjecarë.(m.a/News24/BalkanWeb)