E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis seanca, Topalli: Keqardhje për opozitën. Berisha: Përmbytja, moti i keq

Ka nisur seanca e jashtezakonshme parlamentare, ku ne qender te diskutimit do te jene permbytjen ne qarkun e Shkodres. Ashtu sic kishte paralajmeruar, opozita nuk ishte e pranishme ne seance. Kryeparlamentarja Topalli ne fillim te seances tha se ajo do te jete per permbytjet, duke shtuar se ndjen keqardhje per vendimin e Partise Socialiste, si dhe karriget bosh te tyre ne sallen e Kuvendit. Me pas kryeministri Berisha tha se permbytja ne qarkun e Shkodres u shkaktua nga moti i keq, duke shtuar se  rregullorja eshte zbatuar pike per pike. Ai tha se prioritet i qeverise eshte shpetimi i jetes se njerezve, duke bere edhe nje ekspoze te qeverise se tij per perballimin e situates.

“është bere nje harmonizim i madh midis KESH, autoriteteve vendore te
Dajcit, Anes se Malit, Bushatit, Velipojes, qytetit te Shkodres eshte
bere perpjekja me maksimale qe nepermjet menaxhimit te derdhjeve te
shmangeshin shembjet. Eshte bere perpjekja me e madhe qe te jepej koha e
nevojshme qe qytetaret te mblidheshin per evakuim. Kaskada ka nje
rregullore e cila harmonizon prodhimin e energjise elektrike, harmonizon
mbrojtjen e digave nga mbingarkesat e medha, harmonizon shmangien sa me
te mundshme te permbytjeve. Ata qe kane projektuar digat kane
parashikuar gjithmone mbingarkesat qe u krijohen, kane parashikuar
gjithmone shkarkimet. Realiteti eshte se ne perputhje me kete rregullore
e cila po i afrohet 30 vjetorit te saj, sipermarrja energjetike e
vendit ka zbatuar pike per pike rregulloren”, tha kryeminstri Berisha.

Ai ka falenderuar te gjithe bizneset, qytetaret qe kane kontribuar me
para apo mallra per zonen e permbytur te Shkodres. Kosova dhe Maqedonia
kane mobilizuar ndihma te medha, tha Berisha.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›