E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtimi i vendimit për bojkot, Harasani: Rama nuk na përjashton dot

Pesë deputetet e Levizjes per Mendimin Ndryshe perjashtojne mundesine e çregjistrimit nga partia ne rast se thyejne bojkotin. Andis Harasani thote se statuti i Partise Socialiste nuk parashikon çregjistrim automatik ne rast te mosbindjes se nje vendimi politik. ”Nuk mund të ketë përjashtim nga partia sepse ne po respektojmë ligjet e shtetit shqiptar dhe kushtetutën e shtetit shqiptar. Statuti nuk thotë në asnjë pikë dhe në asnjë moment çregjistrim të deputetëve që shkojnë në parlament” tha Harasani.

• Bojkoti, PS vendos në një tjetër asamble

Harasani u shpreh optimist nje dite pas Asamblese Kombetare te
socialisteve pasi ai kishte vene re se deputetet socialiste tashme
kerkojne te hyjne ne kuvend. ”Jam shumë optimist me atë çka pashë dje në mbledhjen e asamblesë. U pa
qartë që shumica e grupit parlamentar ndan të njëjtin opinion me ne që
duhet të hyjmë në parlament sa më shpejt. Kjo jo thjesht për t’i bërë
sfidë vendimit të gabuar të kryetarit në detyrë për moshyrjen në
parlament, por sepse u provua se me bojkot ne nuk arritëm dot zgjedhje
të parakohshme, nuk arritëm dot as hapjen e kutive” tha Harasani.

Harasani gjykon se fjalimi i nje dite me pare i kryesocialistit Edi Rama
ishte teper emoconal ashtu si strategjia e deritasnishme e opozites. ”Shpreh optimizmin tim që PS do fillojë të marrë qëndrime intelektuale,
qëndrime racionale dhe jo më qëndrime emocionale” tha Harasani.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›