Berisha-Borisov: Mbështetje Shqipërisë për integrimin
Berisha dhe Kryeministri Bullgar Borisov vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy qeverive dhe dy vendeve, të cilat bazohen në një mirëkuptim tradicional midis dy popujve.
Kryeministri Borisov e uroi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe rikonfirmimin në detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë dhe e siguroi Kryeministrin Berisha për përkrahjen e plotë dhe mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Në takim u rikonfirmua angazhimi dhe vendosmëria e të dy qeverive për të thelluar dhe zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në veçanti në fushën ekonomike dhe në inkurajimin e investitorëve bullgarë për të investuar në Shqipëri dhe për të shfrytëzuar me sukses potencialet që vendi ynë ofron.
Gjithashtu, të dy kryeministrat shprehën vendosmërinë dhe angazhimin për të punuar së bashku për promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të mirëkuptimit, si dhe bashkëpunimit të gjithanshëm e të frytshëm në rajon, në kuadër të nismave rajonale dhe vizionit të përbashkët të integrimit në BE-në për vendet e Ballkanit, si dhe forcimin e mëtejshëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Në takim u ra dakord për intensifikimin e shkëmbimeve të vizitave të nivelit më të lartë midis dy vendeve dhe në këtë kontekst, Kryeministri Borisov e pranoi me kënaqësi ftesën e Kryeministrit Berisha për një vizitë të shpejtë në Tiranë.