Berisha: “Brenda 3 muajsh nis puna për “Korridorin 8”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se qeveria shqiptare do të nisë punën për ndërtimin e “Korridorit 8” brenda tre muajsh, duke filluar punimet me aksin Tiranë-Elbasan”. Kryeministri garanton se Shqipëria dhe vendet e rajonit i kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme të përballojnë pjesën e tyre për “Korridorin 8” që parashikohet të kalojë në disa vende të Ballkanit. “Kam besim se qeveritë tona mund ta ndërtojmë “Korridorin 8”,- tha Berisha në konferencën që u mbajt dje për “Korridorin 8”. Kreu i qeverisë deklaroi se qeveria shqiptare është e vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të bërë realitet “Korridorrin 8” dhe kërkoi që edhe vendet e tjera të kishin këtë përkushtim. Berisha theksoi rëndësinë që ka ndërtimi i këtij projekti të parashikuar prej kohësh për Ballkanin. “Tregjet tona dergjen në vend për shkak të mungesës së këtij Korridori. Tregjet tona kanë nevojë për këtë Korridor”, - tha Berisha.
Takimi
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Sali Berisha u shpreh se “Korridori 8” është një korridor natyral që në kohët e Romës së Lashtë, ndërkohë që theksoi se tani është tejet i domosdoshëm ndërtimi i këtij korridori. "Romakët e lashtë jo më kot me urtësi ndërtuan rrugën “Egnatia”, si rrugë kryesore që lidh Lindjen me Perëndimin",- tha Berisha duke shtuar se gjatë këtyre 15 viteve, janë bërë përpjekje të shumta për ta shndërruar në realitet këtë projekt, por konfliktet e rajonit kanë qenë pengesë. Sot, rajoni është krejtësisht tjetër. “Unë kam besimin e plotë se qeveritë tona mund ta ndërtojnë korridorin dhe duhet të konsiderojmë në mënyrë më serioze ndërtimin e tij, pavarësisht nga çmimi”,- vijoi kryeministri Berisha. Ai vuri në dukje se vendet në të cilat kalon ky korridor, Italia dhe Shqipëria janë vende anëtare të NATO-s, Italia dhe Bullgaria janë vende anëtare të BE-së, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia janë vende që kanë shënuar progres të theksuar në rrugën e integrimit të tyre evropian.
Nisja e punimeve
Gjatë takimit, Berisha tha se qeveria shqiptare do të nisë ndërtimin e këtij korridori në pjesën e saj brenda tre muajsh. “Shqipëria do të fillojë ndërtimin e këtij korridori brenda dy-tre muajve që do të vijnë. Do të nisë segmenti Tiranë-Elbasan dhe më pas do të vazhdojmë më tej”,- vijoi më tej ai. “Korridori 8 përbën një ëndërr evropiane për vendet tona,- tha kryeministri Berisha, duke theksuar se marrëveshja e mirëkuptimit që do të firmoset sot është mesazhi më i shkëlqyer që u dërgohet vendeve tona. Korridori 8 vazhdon të mbetet prioritet i qeverive të Ballkanit Jugperëndimor dhe Italisë. Megjithëse ka disa vite që projekti diskutohet në qarqet evropiane, për arsye të lobeve të ndryshme dhe drojës së shpenzimeve të mëdha, projekti, i konsideruar si njëri nga më të mëdhenjtë e infrastrukturës, mbetet ende në letër. Prej vitesh, përfaqësuesit e qeverive të vendeve nga ku parashikohet të kalojë ky korridor lobojnë në Komisionin Evropian, për të marrë fonde, por pa ia arritur qëllimit. KE-ja, para disa vitesh miratoi financimin e 30 mega-projekteve infrastrukturore, me një kosto prej 225 miliardë eurosh, por Korridori 8 nuk bënte pjesë, me gjithë përpjekjet e zyrtarëve italianë, të cilët mbeten më të interesuarit për ndërtimin e tij.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010