E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh aletatët për protestën

Autori i Lajmit: Redaksia

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama takoi aleatët e vet.
Si rëndom në takime të tilla, kryetari Rama informoi dhe diskutoi me aleatët detaje të protestës. Gjatë muajit prill ai ka udhëhequr protesta dhe takime më të vogla të tjera, që e kanë bindur arsyet vetjake të pakënaqësisë që mund të kenë qytetarët, do ti nxjerrin ata të premten në Tiranë.
“Qindra mijëra arsye individuale të njerëzve, pavarësisht përkatësive, do të mbledhi nesër shqiptarët në sheshin "Skenderbej" për një protestë që nuk do të ndalet, për një protestë që do të kërkojë thjesht dhe vetëm rikthimin në duart e popullit të një të drejte që nuk mund të negociohet, nuk mund të shitet, nuk mund të falet, e drejta për të votuar lirisht dhe për ta parë votën të numëruar ndershmërisht”, u shpreh Rama. Kreu i G99, Erion Veliaj u shpreh se në këtë protestë do të jenë më shumë qytetarë, të cilët do të kenë edhe mbështetjen e gjithë komunitetit ndërkombëtar. Aleatët e majtë thonë se janë të motivuar, e po ashtu, sipas tyre, edhe njerëzit që do ta zgjasin protestën pambarim.

Ngjela: “Protesta pa mbarim”

Aleatët e Partisë Socialiste kanë përkrahur dje nisjen e protestave duke për të kërkuar hapjen e kutive dhe rrëzimin e qeverisë. Spartak Ngjela, u shpreh pas takimit të aleatëve, se protestat do të jenë pa mbarim. Ai theksoi se qytetarët duhet të bashkohen në shesh ditën e nesërme për ti dhënë fund qeverisjes aktuale. Me tone të ashpra, Ngjela e krahasoi qeverisjen aktuale me atë të vendeve diktatoriale. “Berisha bashkohet me Korenë e Veriut, Vietnamin, Kinën e Veriut e Kubën të cilët festojnë 1 majin”, tha ai duke ironizuar dhe mitingun e paralajmëruar nga mazhoranca.

Kodheli: “Berisha po i bënë presion administratës”

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli akuzoi dje qeverinë dhe Kryeministrin Sali Berisha se bënë presion mbi administratën për të marrë pjesë në mitingun e 1 Majit.
Ajo u shpreh se protesta e nesërme e PS do të jetë edhe për këtë kategori të shoqërisë. “Rezistencë dhe vetëm rezistencë. Rezistencë paqësore, edhe për këta punonjës të respektuar, të cilët këtë herë do të jenë në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër rrënimit ekonomik dhe jo për tu bërë vegël e një Kryeministri”, u shpreh Kodheli. Ajo shtoi se nisma e qeverisë është një përpjekje të dëshpëruar për tu bërë karshillëk mijëra shqiptarëve. “Qeveria Berisha nuk i ndahet zakonit të vjetër, ku njësoj si 50 vjet më parë, është duke përpiluar listat e duke mbledhur firmat e punonjësve të administratës civile”, -u shpreh Kodheli.

Shalsi: “Kjo do jetë protesta më e madhe qytetare”

“U vendos padrejtësisht ti mbyllej udha hetimit të zgjedhjeve, por pa dashur ju i hapët rrugën një lëvizjeje, përmasat e të cilës do të lënë gjurmë në histori.” deklaroi deputeti spcialist Eduard Shalësi, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit. Ndërsa nënvizoi se vendi ndodhet në një krizë shumëplanëshe, Shalësi tha se shqiptarët do të marrin pjesë në protestën e madhe të opozitës kundër qeverisë, që siç tha ai po i varfëron ekonomikisht e moralisht. “Shqiptarët e këtij shekulli nuk mund të pranojnë një qeveri pa legjitimitet” -theksoi Shalsi.

Ky lajm është publikuar: 30/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›