E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILKDP, hetim pasurisë së Ramës, Xhaçkës, Oketës, etj

Autori i Lajmit: Redaksia

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka hedhur shortin publik për kontrollin e plotë të pasurisë së 190 zyrtarëve të lartë, që ligji i detyron të deklarojnë pasurinë. Nga shorti i hedhur dje në ambientet e ILDKP, politikanët që kanë rezultuar se do tu bëhet hetim i imtësishëm i deklaratës së pasurisë janë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deputetet socialiste, Mimi Kodheli dhe Olta Xhaçka, deputeti demokrat Gazmend Oketa apo zv.ministri Selim Belortaja, etj. Ndërsa figura publike të njohura që kanë dalë nga shorti për hetimin e plotë të deklaratës së pasurisë përmendim drejtorin e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko; rektori i Universitetit Evropian të Tiranës, Ardian Civici, etj.
Ky short zhvillohet me qëllimin e realizimit të transparencës maksimale me publikun për mënyrat e investigimit të interesave private të zyrtarëve të lartë shqiptarë. Kjo është një praktikë që ndiqet që me krijimin e Inspektoratit të Kontrollit të Pasurisë në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit. I pranishëm në ceremoninë e djeshme ishte edhe zv.drejtori i USAID, Seah Huff. Ai tha se korrupsioni është një problem serioz për Shqipërinë, përfshi qeverinë dhe biznesin. Zyrtari amerikan pohoi se korrupsioni minon dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE si dhe dëmton reformat e arritura deri më tani. Numri prej 190 zyrtarësh, të cilëve në mënyrë të detajuar do tu kontrollohet pasuria, përbën vetëm 4 për qind të funksionarëve të shtetit shqiptar.

Ky lajm është publikuar: 30/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›