Rasmusen “Kontaktova me Berishën për SHISH”
Autori i Lajmit: Redaksia
Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Rasmusen, ka konfirmuar ndërhyrjen e tij për ligjin e shumëdebatuar të SHISH-it, fakt ky që u mohua nga mazhoranca. I pyetur për këtë çështje gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Berisha, Rasmusen u shpreh gjithashtu se çështja e ligjit të SHISH-it ka qenë pjesë e axhendës së diskutimeve mes tyre. Duke komentuar situatën politike në Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike të Veriut kërkoi angazhim nga të gjitha palët për të zgjidhur krizën. Ndërsa Berisha rishprehu idenë e tij për bashkëpunim me opozitën.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010