PS në Kuvend, paralajmëron rezistencë, por jo dhunë
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë pjesë në seancën e djeshme parlamentare, ashtu siç dhe kishin paralajmëruar më parë. Ata kanë qëndruar vetëm 60 minuta dhe janë larguar në momentin që në podium ka shkuar zv/kryeministri Ilir Meta. Në diskutimet e tyre, socialistët e vunë theksin në protestën e 30 prillit dhe në krizën ekonomike të vendit.
Deputetët që u ngjitën në podium kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj mazhornacës, madje kanë paralajmëruar për rezistenc të ashpër nga ana e popullit ditën e sotme. Balla ka deklaruar se ajo është kulmi i një lëvizje të gjërë, të drejtuar nga populli. Nesër, sipas tij do ti jepet fund halleve ekonomike. “Nesër bashkë me mijëra qytetarë të lirë të këtij kombi do protestojmë deri në transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Nesër kompetencat i merr populli”, ndërsa ka theksuar se, “dita e nesërme është kulmi i kësaj cështje madhore qoftë për transparencën qoftë për hallet ekonomike që ka populli. Protesta është për të gjitha hallet, kundrejt një qeverie që vodhi votat dhe sot po vjedh gjithcka” – deklaroi Balla
Deklaratat
Deputeti Namik Dokle, ka pohuar në seancën e djeshme, se kjo do të jetë një protestë për transparencë dhe liri. “Nesër shqiptarët do të jenë me ne dhe ne bashkë me ta për të mbrojtur transprencën dhe lirinë” u shpreh deputeti Namik Dokle në Kuvend duke theksuar se protesta e opozitës nuk do të ketë dhunë, por qëndresë e rezistencë qytetare.
“Shqiptarët do të protestojnë nesër për ti thënë ndal pushtetit-shtet që u ka mbyllur gjithçka. Në protestat tona nuk do të ketë dhunë, por rezistencë, nuk do prekim asnjë institucion por do të qëndrojmë në sheshet e Shqipërisë” tha Dokle. Ndërkaq Taulant Balla ka deklaruar se Grupi Parlamentar i PS e mori vendimin për të qenë i pranishëm në sallën e Kuvendit për të treguar se PS është e hapur për çdo zgjidhje që do çojë në transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Grupi parlamentar i PS mori vendimin për të qenë prezent pak më parë, për të përdorur të gjitha hapësirat parlamentare që mund të ndikojnë për mirë në zgjidhjen e krizës, për ti bërë thirrje mazhorancës për të reflektuar. Reflektimi përfshin hapjen e kutive” – deklaroi deputeti Balla, pak para fillimit të seancës së djeshme.
Kriza
debate të ashpra në seancën e djeshme ka provokuar edhe deklarata e deputetit Damian Gjiknuri. Deputeti socialist deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se kriza nuk zgjidhet me forcën e kartonit, dhe pa u zbardhur, atë që ai e quajti krim i zgjedhjeve të kaluara. “Për fatin e trishtë të shkaktarëve, kriza nuk u zgjidh por po thellohet edhe më tej. Nuk kanë munguar as ofertat as mundësitë për kompromis por fatkeqësisht ato janë hedhur poshtë me arrogancë. Nuk mund të ketë zgjidhje të krizës pa zbardhur krimin e zgjedhjeve të kaluara” u shpreh Gjiknuri. Deputeti socialist hodhi akuza ndaj qeverisë, duke theksuar se mazhoranca reagon ashpër ndaj të vërtetave të hidhura , duke i mbyllur gojën opozitës. “Një paralament që kërkon të jetë pluralist nuk mund të sillet me opozitën siç u soll drejtuesja disa javë më parë, për të mos dëgjuar të vërteta të hidhura që nuk i pëlqejnë asaj dhe kryetarit të saj” tha deputeti socialist.
Meta: “Keqardhje për rrugën e ndjekur nga opozita”
Prania e deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvend ka zgjatur deri në momentin që në podium ka dal zv/kryeministri, Ilir Meta. Edhe, Zv. kryeministri njëherësh ministri i Jashtëm Ilir Meta, në fjalën e tij, ka shprehur keqardhje për opozitën, që ka zgjedhur rrugën e protestave dhe jo të bashkëpunimit me mazhorancën për integrimin e vendit në BE. “Unë dua të shpreh keqardhje për këtë retorikë kaq negative që dëgjova këtu, është për të ardhur keq që opozita në vend që të marrë disa përgjegjësi për të mbrojtur edhe interesat e atyre që ka nesër në protestë, vazhdon edhe sillet në mënyrë të gabur. Pikërisht kur edhe nga BE edhe nga NATO vinë mesazhe të mira, madje edhe Rasmusen e bëri të ditur sot se vendi është duke ecur në drejtimin e duhur”, këto sipas Metës “nuk shkojnë aspak në të njëjtin drejtim me mesazhin e dëgjuar nga opozita.”
Në lidhje me kërkesat e PS për transparencën e zgjedhjeve, Meta ka deklaruar se opozitës nuk i është privuar asnjë e drejtë. Ajo, sipas Metës, mund ti drejtohet në cdo kohë gjykatës, madje mund të shkojë deri në Komisionin e Venecias. “Kush i ka penguar të ngrejnë komisione parlamentare nëse kanë shqetësim kryesor transparencën? Kush i ka pengur të ecin përpara në hetimin e tyre? Ata mund të fillojnë të hetojnë që sot, kanë kryetarin e komisionit hetimor, nuk i pengon askush për hapjen e kutive, mund ti drejtohen gjykatës dhe Komisionit të Venecias, nuk ka asnjë arsye që këtë sjellje të opozitës sonë” – deklaroi Meta, ndërsa e ftoi opozitën të marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010