E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Brenda mandatit 7 mijë km rrugë të tjera



Kryeministri Sali Berisha premtoi dje ndërtimin e 7 mijë km rrugë brenda vitit 2013. Këtë deklaratë kreu i Qeverisë e bëri në komunën Bërxullë ku mori pjesë në demonstrimin e një teknologjie të re e cila siguron asfaltimin dhe ndërtimin e rrugëve brenda një kohe të shkurtër. "Në katër vitet e shkuara ne asfaltuam, ndërtuam dhe rindërtuam 6000 kilometra rrugë. Por Shqipëria është një vend i vogël me rrugët më të gjata dhe janë për tu ndërtuar e asfaltuar edhe 7000 kilometra rrugë të tjera", tha Kryeministri. Sipas tij "teknologjia e re bazohet në shfrytëzimin tërësor të materialit gjeologjik ekzistues në rrugë dhe shndërrimit të tyre, nëpërmjet bashkimit me çimento, bitum dhe përbërës të tjerë, në një masë kompakte rezistente aq sa betonet më të mira".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›