Takimi rajonal,Topi sot në Prizren
Presidenti Bamir Topi do të jetë sot në Prizren ku do të marrë pjesë në takimin rajonal së bashku me krerët e shteteve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. "Bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva e zhvillimit të tij në kuadër të përmbushjes së aspiratës së këtyre vende për integrimin në strukturat euroatlantike dhe në familjen e madhe evropiane, do të jetë një ndër temat qendrore të bisedimeve mes katër Presidentëve", thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Në përfundim të takimit mes krerëve të katër shteteve do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.