E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Brenda vitit të parë të mandatit hiqen vizat

“Mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit është thirrur sot për të shqyrtuar të gjithë dokumentin bazë mbi të cilin do të bazohet vlerësimi i heqjes së vizave. Heqja e vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë përbën një nga arritjet më madhore të shqiptarëve, e pritur në shekuj. Ndaj, përmbushja e çdo detyrimi që rrjedh nga ky proces është detyrë e të gjitha detyrave tona. Qeveria, agjencitë që varen prej saj dhe institucione të tjera, në funksion të kërkesave të Komisionit Evropian për heqjen e vizave janë të detyruar të programojnë të gjitha burimet për të zbatuar masat e kërkuara. Klima është pozitive. Ka vlerësim real për arritjet, por ka edhe çështje që duhet të zgjidhen", tha kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për pasaporta biometrike, ndërsa ka theksuar se Komisioni Evropian ka vullnet për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë. Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë gjatë mbledhjes së Komitetit të Integrimit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›