E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe Franca kane hartuar nje dokument per samitin e dhjetorit

Sipas lajmit të siguruar ekskluzivisht nga “ABC News”, Gjermania dhe Franca kanë hartuar një dokument për samitin e dhjetorit ku thuhet se shqyrtimi i çështjes së zgjerimit do të bëhet në samitin europian të qershorit 2012. Franca dhe Gjermania konsiderojnë se hapja e negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi do të shqyrtohet në samitin e qershorit 2012 dhe i kërkojnë Malit të Zi të japë rezultate konkrete në 7 rekomandimet që sipas Komisionit Europian vendi ka përmbushur tashmë.

Aksi franko-gjerman konsideron gjithashtu shtyrjen e dhënies së statusit të kandidatit të Serbisë, duke qenë se ajo nuk i ka normalizuar ende marrëdhëniet me Kosovën.

Gjermania kishte paralajmëruar paraprakisht se ajo do të vinte në pikëpyetje statusin e kandidatit tê Serbisë nëse Serbia vazhdonte tê mbështeste grupe paramilitare në veri të Kosovës.

Burimet e brendshme kanë thënë për “ABC News” në Bruksel, se ky qëndrim vjen në një kontekst ku BE-ja ka si shqetësim kryesor krizën ekonomike dhe financiare, ku Franca do të ketë si prioritet tê saj zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, por edhe ku vetë partia e Angela Markel (CDU) ka shprehur qartê se pas anëtarësimit të Kroacisë do tê ketë një pauzë.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›