Vdes në Itali nëna shqiptare bashkë me dy vajzat
Share
Lajme të këqija vijnë nga Xhenova e Italisë. Një nënë shqiptare ka gjetur vdekjen bashkë me dy vajzat e saj. Viktimat janë Shpresa Djala, 28 vjeç dhe vajzat, 1 dhe 10 vjeç. Shkak janë bërë përmbytjet masive që kanë përfshirë këtë rajon. Mediat italiane flasin për të paktën gjashtë viktima, të gjitha të seksit femër. Dëshmitarët thonë se tragjedia ndodhi kur nëna me vajzat u fut në një tunel për tu mbrojtur nga shiu, por i rrëmbeu një valë, e përzier me baltë.