Berisha: Champions në Azi, një Ligë speciale
TIRANE- Besart Berisha është fu tbollisti i parë shqiptar që ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve të Evropës, në dhjetor të vitit 2006. Por, pesë vite më vonë, sulmuesi kosovar është futur në histori për faktin se ai është bërë futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur në Ligë të Kampionëve në dy kontinente të ndryshme, Evropë dhe Azi. Kosovari 26-vjeçar aktualisht luan për skuadrën australiane, Brisbane Roar, me të cilën, të martën ka debutuar në Ligën e Kampionëve të një kontinenti tjetër, Azisë. Ekipet më të mira të Australisë prej vitit 2007 luajnë në Ligën e Kampionëve të Azisë, në një format me 32 ekipet më të mira, të ndara në tetë grupe. Ekipet në "Championsin" aziatik kualifikohen në bazë të suksesit në ligat e tyre nacionale. Skuadra e Berishës, Brisbane Roar është kampione në fuqi e Australisë, ndërsa ajo luan për herë të parë në "AFC Champions League". "Paraqitja në Ligën e Kampionëve të Azisë ka vlerë shumë të madhe për mua. Jam shumë i kënaqur me këtë përvojë. Në këtë garë marrin pjesë ekipet më të mira të Azisë dhe cilësia është në nivel të lartë. "Championsi" aziatik ka vlerë të madhe. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse e vlerësojnë lart garën", ka thënë Berisha të mërkurën për gazetën "Koha Ditore".
Këtë edicion janë tri skuadra të Australisë që luajnë në Ligën e Kampionëve të Azisë, ndërsa Brisbane e Berishës të martën humbi në shtëpi nga Tokio e Japonisë me rezultatin 0-2, në një sfidë ku kosovari ishte në fushë për 90 minuta. Në grupin e Brisbane Roar, F, janë edhe Ulsan Hyundai e Koresë së Jugut dhe Beijing Guoan e Kinës. "Ashtu si në Evropë, në këtë Ligë luajnë futbollistët më të mirë dhe organizimi është i njëjtë, - shprehet Besart Berisha. - Jam shumë krenar që jam shqiptari i parë që kam shënuar në Ligën e Kampionëve të Evropë, por do të kisha shumë dëshirë që të isha i pari që shënon edhe në Azi", ka shtuar ai. Në sezonin 2006-2007, Besart Berisha ka luajtur në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve me skuadrën gjermane, Hamburg, duke shënuar edhe një gol në 2 ndeshje, atë ndaj CSKA Moskës.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)